hacking-ks
 
ForumiForumi  PortalliPortalli  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista e AnėtarėveLista e Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 Historia e Skenderbeut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Historia e Skenderbeut   Fri May 02, 2008 6:33 pm

Historia e Skenderbeut

Gjergj Kastrioti ishte djali mė i vogėl i Gjon Kastriotit dhe i princeshės malazeze Vojsava, fėmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi mė 6 maj 1405, u morr peng nga pushtuesit turq qė nė moshė tė mitur dhe u dėrgua nė oborrin e sulltanit nė Adrianopojė. Atje, zgjuarsia dhe shkathtėsia e ēuan Gjergjin nė shkollėn e sulltanit (icogllanėve) qė pėrgatiste komandantė e nėnpunės.

Natyra i kishte dhėnė dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandėr). Pas mbarimit tė shkollės, Gjergj Kastrioti "(Skėnderi)" kreu detyra ushtarake nė Ballkan e nė Azinė e Vogėl, duke u dalluar pėr trimėri dhe pėr kėtė arsye iu dha titulli bej. Ai nuk e harroi kurrė Atdheun e tij tė dashur dhe priste me padurim rastin tė kthehej nė tokėn qė e lindi. Pėr mėse 12 vjet (1426-1438) ishte nė Shqipėri. Me vdekjen e tė atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por nė fakt sulltani e emėroi sanxhakbej jashtė tokave shqiptare.

Megjithatė Skėnderbeu nuk hoqi dorė nga ideja pėr t'u kthyer pėrfundimisht nė Shqipėri, deri nė vitin kur ai u nis kundėr Janosh Huniadit nėn komandėn e bejlerbeut tė Rumelisė.

Mė 3 nėntor 1443 nė afėrsi tė Nishit, u ndeshėn dy ushtritė. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tėrhoq nė panik. Skėnderbeu filloi tė zbatonte planin e kryengritjes, sė bashku me 300 kalorės shqiptarė e me tė nipin Hamza Kastrioti, u kthye nė Dibėr, ku populli e priti si ēlirimtar. Mori masa pėr pėrforcimin e rrugėve nga mund tė vinin osmanėt, dhe prej andej iu drejtua Krujės. Me njė ferman tė rremė shtiu nė dorė qytetin e garnizonin dhe kėshtu mė 28 nėntor 1443 u shpall rimėkembja e principatės sė Kastriotėve. Mbi kėshtjellėn e Krujės u ngrit flamuri me shkabėn e zezė dykrenare.

Fjalimi i Skėnderbeut nxiti frymėn atdhedashėse. Kryengritja ēlirimtare u bė e pėrgjithshme. Gjatė dhjetorit, Shqipėria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u ēliruan njėra pas tjetrės kėshtjellat e kėsaj zone.

Skėnderbeu ishte organizatori i Kuvendit tė Arbėrit, nė tė cilin u zgjodh si prijės i Lidhjes Shqiptare tė Lezhės.

Nė janar tė vitit 1468 Skėnderbeu u sėmur gjatė zhvillimit tė njė Kuvendi tė thirrur nga ai, nė tė cilin ishin tė ftuar tė gjithė princat shqiptarė. Vdiq me 17 Janar 1468 nė Lezhė.

I mbuluar me lavdi, ai u varros nė Lezhė. Shqiptarėt humbėn prijėsin e lavdishėm qė i udhėhoqi pėr 25 vjet rrjesht. E shoqja me tė birin emigruan, sikurse edhe njė pjesė e parisė shqiptare, pėr nė Itali.


[redaktoni] Debat rreth prejardhjes dhe vendlindjes sė Gjergj Kastrioti Skėnderbeu

Tek "Sheshi Skėnderbeu" nė TiranėFatos Daci mendon se Gjergj Kastrioti u lind nė Dibėr, mė 6 maj 1405. Ai argumenton kėshtu nė njė artikull nė gazetėn Shekulli, tė datės 22 korrik 2006.

Debatit interesant nė Kontaktin e Shekullit, unė i bashkangjis kėto fakte nė mbėshtetje tė tezės se Skėnderbeu ėshtė nga Dibra.... Ėshtė fakt historik se Skėnderbeu u kthye nė Shqipėri nga Beteja e Nishit, mė 3 nėntor 1443 dhe me 10 nėntor 1443 mbėrriti nė Dibėr.... Ja si e shpjegon Marin Barleti ardhjen e Skėnderbeut nga Nishi: “dhe nė fshehtėsinė mė tė madhe (pasi braktisi fushėbetejėn e Nishit, mė 3 nėntor 1443) nė tė shtatėn ditė arriti nė Dibėr”, se “atė vend e njihte dhe e donte shumė Skėnderbeu, pėr besnikėritė dhe trimėritė e shumta dhe tė shėnuara qė banorėt kishin treguar pėr hir tė mbretėrisė sė t’et, Gjonit, kur atij i binte nė qafė otomani”, prandaj “pothuaj e gjithė rinia, sikur tė mos kujdesej pėr gjė tjetėr, i kishte rrėmbyer armėt dhe po i shkonte pas Skėnderbeut dhe e quajtėn shpėtimtar tė tyre”. Sipas kėtij burimi, Gjoni kishte jetuar dhe kishte luftuar sė bashku me dibranėt dhe jo me tė tjerė.

Fjalori Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisė sė Shkencave tė RPSSH, veēmas Aleks Buda: “Mė vonė (Kastriotėt e Hasit – F.D.) i shtrinė zotėrimet drejt Jugut, ku Pal Kastrioti, gjyshi i Skėnderbeut, zotėronte fshatrat Sinė dhe Gardhi i Poshtėm dhe mandej dy Dibrat”. Pra, nė kėtė kohė Mati nuk ishte zotėrim i tyre, se Mati ėshtė bėrė vonė pjesė e principatės sė Kastriotėve... Gjon Muzaka, mik dhe bashkėluftėtar i Skėnderbeut, nė kujtimet e tij, shpjegon bindshėm se Gjon Kastrioti kishte pasur zotėrime tė tij vetėm Sinėn dhe Gardhin dhe se aty e askund tjetėr, lindi Skėnderbeu: “Ta dini, se zoti i gjyshit Skėnderbej quhej Pal Kastrioti, i cili nuk kishte zotėrime tė tjera veē Sinės e Gardhin dhe prej tij lindi Gjon Kastrioti dhe prej tij, zoti Skėnderbej”. Edhe Haki Stėrmilli, pėr historinė e Kastriotėve rreshton gjithė ato argumente bindėse, pėrse Skėnderbeu ishte dibran: Kristo Frashėri: “Nė vitet e para tė shekullit XV”: “Duket, se familja e Gjon Kastriotit banonte herė nė Kastriot e herė nė Sinė”, pra nė periferi tė Peshkopisė sė sotme. Pėrsėri, humanisti shkodran, Marin Barleti, thotė se: "jo vetėm Skėnderbeu, kur u kthye nga Nishi, nė Dibėr, i njihte dibranėt, por edhe dibranėt e njihnin Skėnderbeun. Prandaj ai u kthye nė Dibėr pa luftė, si nė shtėpinė e tij dhe qysh tė nesėrmen, nė mėngjes, ai u shoqėrua nga qindra dibranė pėr tė marrė me dredhi Krujėn”. Haziz Ndreu, studiuesi dhe mbrojtėsi fanatik i idesė, se Skėnderbeu pa asnjė dyshim ėshtė dibran, nė librin e tij Dibra nė udhėn e historisė, shkruan: “I ati i Gjergjit, Gjon Kastrioti, doli mė vonė nga Sina dhe u vendos nė Kastriot, ku i kishte mundėsitė pėr t'u zgjeruar mė shumė me zotėrimet e tij. Nė krye tė fushės sė Kastriotit, ndėrtoi kullėn qė pėrmendėm mė sipėr. Si mė i aftė, Gjoni filloi menjėherė tė fusė nė dorė tokat pėrreth, tė zgjerojė pronat e tij, ndėrsa familjen vazhdonte ta mbante nė Sinė. Mė vonė, ashtu siē thuhet edhe nė histori, ai e shtriu sundimin e tij nė krahinėn e Dibrės, pastaj edhe nė atė tė Matit”. Studiuesi Rakip Sinani: “Princi, Gjon Kastrioti, kishte shtėpi banimi nė Sinė, kullė nė Kastriot dhe vendbanim nė kėshtjellėn e Varoshit, tė Gurit tė Bardhė dhe nė Krujė”. Flamur Hadri, Prishtinė: “Pikėrisht, nė lagjen Shėrgjerth tė fshatit Sinė, lindi mė 1405 Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, i cili sipas traditės popullore, u rrit nė lagjen Ēeliasė tė fshatit Kastriot”.

Po, kur ėshtė shfaqur vendbanimi qytet-kalaja KASTRIOT nė Dibėr? Tė gjithė tė tjerėt e dinė, qė Kastrioti ekziston (nė dokumente) qė nga shekulli XIII. Fjalori Enciklopedik Shqiptar (botim i Akademisė sė Shkencave tė Republikės Shqipėrisė, viti 1985, thotė nė mėnyrė tė prerė, se Kastrioti “nė shekullin XIII ishte pronė e Kastriotėve” (zėri “Kastrioti”, fq. 460). Kastriotėt u quajtėn Kastriotė dhe nuk u quajtėn as matjanė, as shtjefnarė. Gjon Kastrioti, thirrej Gjon Dibrani (dhe nuk thirrej nė asnjė rast Gjon Matjani a Gjon Mazrek Hasjani. Prof. Kristo Frashėri, dėshmon se Gjon Kastrioti thirrej Gjon Dibrani, kur shkruan se: “bashkėkohėsi i Heroit, R.Volaterrano, e quan tė jatin e Skėnderbeut, Gjon Dibra ose Gjon Dibrani”. (Flamur Hadri-Prishtinė: “Historia Shqiptare mbi personalitetin e Skėnderbeut”, Studime Historike nr.1, fq.126) Kastriotėt janė tė pranishėm nė Dibėr, gjegjėsisht nė Sinė, qė mė pėrpara vitit 1467 dhe kėtu gjenden tė paktėn 8 breza, nė njė hark kohor prej 250 vjetėsh… Gjithashtu, Hahn nė librin “Udhėtim nėpėr viset e Drinit e tė Vardarit”, nė faqen 53, paragrafi I, rreshtat 18,19 e 20, shkruan: “...gjyshi i Skėnderbeut, nga ana e familjes sė tij, zotėronte nė Mat, vetėm dy fshatra, tė cilat quheshin Sinja dhe Gardhi i Poshtėm (Gardi Poschtere)”. Si i pari dhe i dyti, thonė ekzaktėsisht fshatrat qė zotėronin Kastriotėt, por gabojnė kur pėrcaktojnė vendin se ku ndodhen vėrtet ata.

Ja dhe njė argument tjetėr, ku toponomastika vėrteton lidhjet e Kastriotėve me Dibrėn: Fshati Kastriot ndodhet 8 km nė verilindje tė qytetit tė Peshkopisė. Ndėrsa qytet-kalaja e Kastriotit, ndodhet nė verilindje tė Fushės sė Kastriotit, nė dy anėt e pėrroit e deri ku mbaron lugina, te mėhalla e Pėrgjegjit tė sotėm dhe kishte dy mėhallė: Ēeliasė nė tė djathtė e tjetra nė tė majtė, ku edhe sot ka themele muresh qė quhen “Nures e Troja” (Haziz Ndreu: "Dibra nė udhėn e historisė", fq. 10). Kėtu gjendet edhe vendi qė vendėsit e thėrrasin asaj dite e sot, “Kulla e Gjonit”. Rreth 20 metra mė larg, gjendet njė arė rreth tri dynym tokė, qė quhet “Ograja e Gjonit”. Ngjitur me kullėn, nė anėn veriperėndimore, ėshtė “Kopshti i Gjonit”. Nė mes tė tij, ėshtė “Pusi i Gjonit”. Ndėrsa, rreth 400 metra mė larg, ėshtė kisha e Kastriotit. (Haziz Ndreu: po aty). Karshi Kastriotit, nė tė majtė tė Drinit, rreth 6 km, ndodhet sot Sina e Poshtme dhe 2 km mė larg, katundi Sinė e Sipėrme. Nė Jug tė dy Sinave, jo mė larg se 4 km prej tyre, pėrmenden vendet Gardhi i Poshtėm dhe Gardhi i Epėrm, ndėrsa 6 km nė veri tė tyre, ndodhet Ēidhna e Poshtme. Kėto i ndan Lumi i Setės. Nė mes tė Ēidhnės dhe dy Sinave, jo mė shumė se 5 km nė mes tė Runjės, Gur-Lurės dhe Majės sė Pllajės sė Sinės, mes grykash e thepinash, ngrihet njė shkėmb, i padukshėm nga larg, ku ndodhet Kalaja e Ēidhnės. Kjo lidhej me Stelushin, me njė rrugė tė fshehtė. Rreth kalasė ndodhet Kroi i Skėnderbeut, Kodra e Topit etj. (H. Ndreu - i cituar mė parė, fq.10-11) A ka ndokund tjetėr brenda kufijve etnikė, njė ansambėl mė tė pėrkryer toponimastik sesa ky; gjithēka brenda njė trekėndėshi me brinjė jo mė tė mėdha se 5 km, ku tė jenė gėrshetuar organikisht vendqėndresat luftarake, vendndejtjet; kopshti, ara, kroi, pusi, kisha, kalaja dhe tė gjitha tė lidhura me emrin e Skėnderbeut dhe tė Kastriotėve.

Gjergj Kastrioti, ka lindur nė Kastriot, nė kullėn e Gjonit. Dhe, pėr mua, Gjergj Kastrioti ka lindur mė 6 maj 1405, atė ditė qė shumė treva shqiptare, ndėr to, aq mė shumė malėsi si Lura, Ēidhna e Malet e Dibrės, e festojnė si Ditėn e Shėngjergjit. Madje, Lura e quan edhe Shėngjergjin e Skėnderbeut. Unė shpreh habi, sesi deri mė sot asnjė studiues, vendas apo i huaj, ndėrsa kanė bėrė lloj-lloj sajesash pėr bashkėngjitje, apo shqitje fjalėsh, madje disa herė dhe tė ēuditshme dhe tė papranueshme, kurrė nuk kanė thėnė se Shėngjergji ėshtė Festa e Gėzimit tė Madh, e lindjes sė Gjergj Kastriotit. Shumėkush Shėngjergjin e lidh me njė festė me origjinė fetare, duke thėnė se Shėngjergji qenka festa e njė shėnjti tė krishterė. Jo. Po tė analizosh vetėm ritet qė zbatohen ndėr shekuj pėr kėtė festė, arrin nė konkluzionin qė Dita e Shėngjergjit nuk ka karakter fetar. Gjatė kėsaj dite, askund, nė xhami apo nė kishė, nuk zhvillohen rite e ceremoni fetare, siē ndodh nė ditė tė shėnuara fetare tė tjera si, Ditėn e Bajramit, tė Krishtlindjeve apo tė Pashkėve. Zakonisht, nė kėtė ditė tė shėnuar bėhen vetėm lojėra tė ndryshme popullore, qė nė ndonjė krahinė si, nė Kala tė Dodės, kjo lojė zhvillohet nė formė beteje ushtarake, kur djemtė e njė fshati u bėjnė karshillėk djemve tė njė fshati tjetėr dhe ndeshen me gurė, tė cilėt i hedhin larg me bahe tė bėra prej tyre me penj leshi. Nė ditėn e Shėngjergjit, njerėzit ngrihen mė herėt se ditėt e tjera, ndezin zjarre tė mėdha (mėnyra kėto tradicionale tė shprehjes sė gėzimit, sepse asokohe njerėzit nuk kishin as pushkė e as top, nuk kishin as fishekzjarre). Nė Ditėn e Shėngjergjit, tundin qumėshtin mė tė parė dhe sa mė herėt, etj. Gjithashtu, Dita e Shėngjergjit nuk koincidon me asnjė riciklim natyror, siē ndodh me Ditėn e Verės, me Ditėn e Sulltan Novruzit apo tė Shėmitrit, etj. Pra, ky Shėngjergji ynė, nuk ėshtė as Shėngjergj fetar e as Shėngjergj natyror. Atėherė, me siguri, mbetet ditė e shėnuar e pėr njė figurė tė madhe, siē ėshtė Skėnderbeu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

Historia e Skenderbeut

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

 Similar topics

-
» la historia de RBD
» Historia e Rethit Diber
» HISTORIA E ARTIT FIGURATIV

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
hacking-ks ::  :: -