hacking-ks
 
ForumForum  PortalliPortalli  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Roli i trevės sė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės nė lėvizjen autonomiste shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Roli i trevės sė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės nė lėvizjen autonomiste shqiptare   Fri May 02, 2008 8:35 pm

Roli i trevės sė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės nė lėvizjen autonomiste shqiptare

Nė tetorin e vitit 1912, atėherė kur monarkitė ballkanike i shpallėn luftė Perandorisė Osmane, trevat e Preshevės, Bujanocit e Medvegjės shpėrthyen nga flakėt. Ndėrsa atdhetarėt shqiptarė ngarendnin nė nėntorin e vitit 1912 nė Vlorė, pėr tė valvitur flamurin kuqezi; Presheva, Bujanoci e Medvegja shkruanin epopenė e lavdishme tė qėndresės shqiptare



Eugen Shehu

Kur flasim pėr unitetin e veprimeve diplomatike, politike dhe ushtarake tė lėvizjes autonomiste shqiptare, duhen sjellė nė konsiderätė edhe trevat mė veriore tė Kosovės, posaēėrisht Presheva,Bujanovci e Medvegja.Kjo pasi kontinuiteti gjeografik dhe ai shpirtėror i kėtyre trevave dėshmon jo vetėm shtrirjen e kombit tonė nė ato vende, por sidomos ruajtjen e pashembullt tė traditave dhe kodeve zakonore shqiptare.Pas Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, nė vitet 1880-1881, u vėrejtėn dukshėm lakmitė shoviniste pėr kėto troje arbėrore.Beogradi, Cetinja, Sofja dhe Athina tė pėrkrahura sigurisht prej Fuqive tė Mėdha, po vinin nė rendin e ditės realizimin e aspiratave shekullore tė tyre, ēka mė saktė do tė thoshte tė risillnin nė jugun e Evropės lavditė e dikurshme tė perandorive bizantine serbe e bullgare.Pikėrisht me vendim tė Kongresit tė Berlinit, Serbisė iu dha mundėsia tė aneksonte Sanxhakun e Nishit dhe njė varg visesh tė tjera qė e rrethonin atė.Menjėherė pas shtypjes sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, duke patur duar tė lira pėr terror dhe krime, Beogradi nisi nga gjenocidi etnik duke dėbuar nga vatrat e tyre mė shumė se 150 mijė shqiptarė pėrreth Nishit.Kufiri i ri i Serbisė siē dihet u vendos nė Ristoc, midis Bujanocit dhe Vranjės.Ani pse Lugina e Preshevės dhe fshatrat shqiptare do t’i takonin Vilajetit tė Kosovės, shqiptarėt etnik aty do tė ndiheshin kurdoherė tė rrezikuar.Pas kėtij akti tė cėnimit tė kufijve, Beogradi nisi nga puna pėr tė vėnė nė jetė “Naēertanien” si baza kryesore ideologjike e programit shovinist pėr “Serbinė e Madhe”, e cila ende sot mbetet themeli i programit sllav pėr shkombėtarizimin e josllavėve.E shoh tė udhės tė sjell pėrmes kėtyre rreshtave, sė paku dy-tri pasazhe tė kėtij traktati famėkeq, i cili u tund si flamur ngadhėnjimi pėr vite me radhė, nė zyrat e Beogradit, tek fushėbetejat ku derdhej si lumė gjak i pastėr shqiptari.Midis tė tjerave, nė “Naēertanie” shkruhet tekstualisht ; “Lėvizja ndėr sllavėt tani ka filluar dhe asesi nuk do tė ndalet.Serbia duhet qė kėtė lėvizje si dhe rolin e detyrės qė ajo duhet tė kryejė nė kėtė lėvizje, ta njohė shumė mirė.Po qe se Serbia llogarit mirė se ē’ėshtė ajo sot,nė ē’pozita gjendet dhe ē’popuj atė e rrethojnė, atėherė ajo duhet tė bindet pėr faktin se ende ėshtė e vogėl, se nė kėtė gjendje nuk mund tė mbetet dhe se pėr tė krijuar ardhmėrinė e vet, ajo vetėm me bashkimin me popujt qė e rrethojnė mund tė pėrballojė detyrėn qė i ka vėnė vetes.Nėqoftėse Serbia nuk ndjen fuqimisht kėtė politikė, e ē’ka ėshtė edhe mė keq, atėherė ajo si njė anije e vogėl do tė flaket andej-kėndej nga stuhitė e huaja, derisa mė nė fund tė hasė nė ndonjė shkėmb tė madh nė tė cilin do tė shkatėrrohet plotėsisht...”.( “Delo “ – Beograd 1906 ).

Duhet thėnė se “Naēertania” u mbajt tejet e fshehur nga qarqet ultrashovene tė Beogradit.Megjithatė intelegjenca sllave dhe sidomos Kisha Ortodokse Serbe u bashkuan nė kėtė ide tė Garashaninit duke nisur nga veprimtaria pėr rigjallėrimin e psikologjisė mesjetare, e cila do tė ngrinte krejt serbėt tė luftonin me armė nė dorė, nė kėrkim tė rivendosjes sė kufijve tė perandorisė sė Car Dushanit.Dihet tanimė se Millan Obrenoviqi (nipi i Millosh Obrenoviqit) i cili titullin e princit serb e mori kur ishte 14 vjet, iu vėrsul me ushtri tė panumėrta fshatrave shqiptare tė Nishit.Sipas burimeve tė historiografisė serbe, motra e Millan Obrenoviqit ka thėnė pėr atė se ”sa mė shumė shqiptarė tė shpėrngulnin aq mė shumė tė mėdha do tė jenė meritat tuaja ndaj atdheut”.Pėr rrjedhojė brenda 3-4 viteve, gati 600 fshatra shqiptarė u shpopulluan plotėsisht dhe shtėpitė, arat e tokat e tyre, pėrreth Nishit i zunė serbėt e varfėr, taman sipas ideve tė “Naēertanies” e cila lidhjet me fqinjėt i parakuptonte vetėm nė kėtė mėnyrė, duke i shtyrė, shtypur, kolonizuar derisa tė dilnin me ndihmėn edhe tė Moskės, nė ujėrat e ngrohta tė Adriatikut.

Natyrisht, nė vitet 1880-1881, vihet re edhe revoltat e para masive tė shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės.Kėto revolta kishin tė bėnin sidomos me dhunėn e pashembullt qė ushtritė e Millan Obrenoviqit, ushtronin nė banorėt e kėtyre trevave.E vėrteta ėshtė se Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nuk mundi tė shtrinte pushtetin ushtarak tė vet deri nė kėtė trevė, me ē’rast edhe forcat serbe nuk e ndalnin vrapin e tyre pėr kolonizimin e paraparė.Beogradi, duke dashur tė kishte nė dorė sa mė tė lirė pėr tė institucionalizuar reprezaljet nė Luginėn e Preshėvės, u hodh nė propagandė tė gjėrė pėr kinse ekzistencėn e njerėzve barbarė nė kėto treva.Nė relacionet e herėpėshershme dėrguar kancelarive europiane, kur bėhej fjalė pėr banorėt e Preshevės,Medvegjės dhe Bujanocit, ata etiketoheshin kurdoherė si turq tė ardhur nga fundi i Azisė tė destinuar tė bėnin veēse krime dhe qė nuk mund tė pranonin askurrė miqėsinė e fqinjėve.Kjo propagandė bėhej natyrisht e zėshme po tė kemi parasysh se nė kėtė trevė, pothuaj 95 pėrqind e banorėve pėrbėhej nga shqiptarė.Ėshtė tejet e ēuditshme, por nė korin propagandistik megaloman tė Beogradit pati edhe serbė qė nuk u bashkuan, pėrkundrazi bėnė publike tiparet e varura tė shqiptarėve.Njė prej tyre, Mita Rakiq do tė shkruante pos tė tjerave nė revistėn “Otaēbina” 1881, nė Beograd ; “pėrtej lumit Jabllanicė ngihen malet e gollakut, ēerdhet e arnautllėkut tė egėr... Sa isha nė Beograd mendoja se shqiptari ėshtė njeri i egėr, se ai nuk bėn asnjė punė, por vetėm rri e pret tė vrasė dikė, ta plaēkisė apo ta vjedhė.Kur erdha kėtu u binda se shqiptari ėshtė i vendosur dhe punėtor si rallė fis, se ėshtė bujku mė i mirė dhe se moralisht e materialisht ėshtė mė i pastėr se fiset e tjerė me tė cilėt jeton nė fqinjėsi... Gjatė udhėtimit nė kėto treva, vetėm dyert e shtėpive tė shqiptarit hapeshin dhe na afronin bukė, djathė e qumėsht, sende me tė cilat ata janė tė pasur.Pėrkundrazi nė Prekop-qelicė, fshat i madh serb edhe pse isha i uritur, as nė shtėpinė e kryplakut nuk mund tė merrje njė copė buke e djathi, madje as me para e lėre mė ndryshe... sa pėr besė shqiptare s’kemi ē’tė flasim “.

Periudha e qeverisjes sė Millan Obrenoviqit, pamvarsisht prej ndonjė shtrirjeje tė vogėl territoriale nė kuriz tė fqinjėve u karakterizua prej krizave gjithfarėsh.Disa qeveri tė ndrritura nuk mund tė fuqizonin.Ka qėnė kjo njė ndėr arsyet qė princin e vrasin tok me gruan e tij mė 25 maj 1903 dhe nė vend tė tij, vendosin Pjetrin e Parė.E menjėhershmja e Pjetrit tė Parė, ishte organizimi ushtarak si edhe dėrgimi i forcave tė shumta pranė kufijve tė Serbisė.Veēanėrisht ky dislokim forcash u vėrejt nė kufijtė me Bosnjė-Hercegovinėn, Shqipėrinė dhe Bullgarinė.Tė parėt qė ndjenė rrezikun e ri qė po i kanosej Vilajetit tė Kosovės, ishin pikėrisht atdhetarėt e Preshevės,Bujanocit e Medvegjės.Kėta nuk munguan tė lidhnin besėn me njėri-tjetrin, pėr tė ruajtur kufijtė e tyre, qoftė edhe me ēmimin e madh tė jetės, nga ana tjetėr, disa prej parisė sė kėsaj treve nuk harruan tė hyjnė nė traktativa deri nė Cetinjė, pėr blerjen e armėve dhe municioneve.Janė tė njohura disa luftime fragmentare nė vitet 1905-1908, midis kryengritėsve shqiptarė tė Luginės sė Preshevės dhe forcave ushtarake serbe nė brigjet e lumit tė Jabllanicės ku nuk kanė munguar tė vrarė dhe tė plagosur nga tė dy palėt. Nė vitin 1909, edhe nė trevėn e Preshevės,Bujanocit e Medvegjės funksiononin disa komitetet tė fshehta, sipas modelit tė Komitetit tė Manastirit.Pėr rrjedhojė pati nisur mėsimi i gjuhės shqipe madje brenda Preshevės u ēel edhe shkolla e parė shqipe.Vlen tė mos harrohet fakti qė atdhetarėt e kėtyre trevave me intuitėn e tyre, ditėn tė dallojnė qartė se kush ishte rreziku kryesor i tyre.Ata parakuptuan se herėt apo vonė, Perandoria Osmane do tė shpėrbėhej pėr njėmijė e njė arsye, ndaj mateshin shumė pėr ēdo konfrontim me turqit e rinj, ndėrsa ruanin tė vendosur kufijtė e tyre me serbėt.Kėtė nė fakt na e bėn tė ditur edhe konsulli austriak nė Manastir, i cili nė njė telegram qė i dėrgonte Vjenės, pos tė tjerave do tė shkruante;“Sipas informacioneve qė kam grumbulluar, nė ditėt e para tė marsit, nė fshatin Konēul tė Bujanocit, janė mbledhur rreth 30 burra nga paria.Ata kanė rėnė dakord tė mbėshtesin parinė e Kosovės pėr pavarsinė e Shqipėrisė, por nė letrėn qė do i dėrgojnė asaj parije do t’a lajmėrojnė se Pjetri i Parė u ėshtė afruar sė tepėrmi kufijve tė tyre” (Arkivi iInstitutit tė Historisė-Tiranė.Fondi i dokumentave tė Vjenės.Telegram.dt.11.o3.1909)

Nė tė vėrtetė, besėlidhja e Konēulit nė Bujanoc nuk kaloi pa u vėnė re edhe nga Porta e Lartė, e cila ndodhej e kapėrthyer prej gjithfarė krizash.Gjithsesi komanda e lartė ushtarake turke nė Manastir, dėrgoi atje njė batalion kėmbėsorie pėr tė vendosur qetėsinė.Batalioni u prit me luftė nė Luginėn e Preshevės ku ēetat e udhėhequra prej burrave si Ramadan Xhema, Aqif Bajrami etj, tė bazuar nė artin ushtarak popullorė, duke shfrytėzuar me mjeshtėri terrenin e thyer, u shkatuan dėme tė konsiderueshme formacioneve turke.Kjo betejė ku u pėrfshinė qindra e qindra shqiptarė, shėrbenin edhe si gur prove pėr atdhetarėt e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės.Faktin qė nė krah tė shqiptarėve, nuk pati asnjė serb, rrėfen qartė se megjithėse serbėt i shpallėn luftė Perandorisė Osmane, ata prisnin njė pėrgjakje tė tyre me shqiptarėt, pėr t’iu lėshuar mėtej trojeve shqiptare.Vlen gjithashtu tė theksohet se nė kėtė betejė shqiptarėt etnik nė Preshevė,Bujanoc dhe Medvegjė u pėrkrahėn edhe nga vėllezėrit e tyre nga Kumanova tė cilėt u dolėn prapa krahėve forcave turke duke i shpartalluar ato plotėsisht.Si rezultat i gjallėrimit tė lėvizjes nacionaliste tė popujve tė Ballkanit, gjatė shekullit XIX, ishin formuar disa shtete si Greqia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi dhe Rumania.Nė kėtė mėnyrė Ballkani po gjendej pėrballė konturimeve tė reja gjeografike, pėr faktin se interesat e kėtyre shteteve tė rinj, pėrplaseshin keqas me njėra-tjetrėn, veēanėrisht nė rrafsh tė territoreve.Megjithatė edhe pse nė kėtė vorbull trazirash, fqinjėt tanė, duke parandjerė shkatėrimin pėrfundimtar tė Portės sė Lartė, nxituan tė merren vesh me njėri-tjetrin.Kėshtu, nė tetorin e vitit 1911, filluan bisedimet midis kryministrit bullgar Geshov dhe atij serb Milanoviq, anipse u duk se kjo marrveshje ishte vazhdim i luftės kundėr Portės sė Lartė nė tė vėrtetė aty u diskutua gjatėsisht pėr coptimin e trojeve shqiptare.Kėto bisedime tė cilat zgjatėn mbi katėr muaj, u mbyllėn me shtojcėn e fshehtė tė 13 marsit 1912, sipas tė cilės Bullgaria, ndėrmejt tė tjerave i njihte Serbisė aneksimin e tokave shqiptare nė veri dhe perėndim tė maleve tė Sharit pėrkatėsinė e Shqipėrisė sė Mesme dhe atė Lindore e Verilindore.Ndėrsa Serbia i njihte Bulgarisė territoret nė lindje tė Rodopit dhe lumit Strumė.Tė dy palėt ranė dakord pėr ta zgjidhur mė vonė, ēėshtjen e rajonit midis maleve tė Sharrit, lumit Strumė,dhe liqenit tė Ohrit me qytetet Dibėr, Kėrēovė, Gostivar, Tetovė, Kumanovė dhe Shkup.”Fakt pėr tu theksuar ėshtė se gjatė bisedimeve bullgaro-serbe, pala serbe u shpreh kundėr formimit tė njė shteti shqiptar, duke i konsideruar shqiptarėt pa aftėsi shtetformuese.Nė synimin e saj pėr tė dalė nė Adriatik, ajo kėrkoi qė viset e Shqipėrisė Veriore dhe Verilindore t’i njiheshin Serbisė, ndėrsa Shqipėria Jugore t’i jepej Greqisė”(M.Vreli “Kosova nė fokusin e historisė” Tiranė 2002,vėllimi I,faqe 70 ).

Edhe pse ky traktat u mbajt i fshehtė, nisma serbe pėr veprime luftarake nuk u ndal.Ėshtė pėr t’u theksuar fakti qė veēanėrisht nė Bujanoc e Medvegjė ku kishte mė shumė elementė me kombėsi sllave, Beogradi pėrdori njė propagandė tejet tė hollė.Ai kėrkoi qė ēetat serbe, kinse pėr tė shporrur njė orė e mė parė sundimin osman nga vatrat, nė tė vėrtetė kjo ishte njė manovėr e pėrdorur edhe nga Mark Nikolla nė Mal tė Zi qė pa “ēlirimit” tė njohej autonomia e Malit tė Zi apo Serbisė pasi shqiptarėt aty s’ishin veē turq ardhacakė.Paria e Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės, nė bashkėpunim edhe me krerė tė lėvizjes autonomiste kombėtare, posaēėrisht Hasan Prishtinėn dhe Mehmet Pashė Derallėn, bėnė ēishte e mundur qė tė linin nė hije kėtė bashkėpunim me serbėt dhe vijuan betejat e tyre me flamurin kuqezi nė duar.Pėr mė tej, atdhetarėt shqiptarė tė Luginės sė Preshevės, morėn pjesė dhe firmosėn Memorandumin e Greēės nė majin e vitit 1912.Kėto 14 pika tė formuluara nga Hasan Prishtina, iu dėrguan si Stambollit ashtu edhe Fuqive tė Mėdha.Dihet tanimė se Austria, nė ato momente ishte kundėr vendimit tė Evropės pėr coptimin e Shqipėrisė. Diplomacia e saj vuri nė lėvizje krejt mekanizmat dhe pak ditė pas memorandumit, Fuqitė e Mėdha, ndėrhynė qė Porta e Lartė tė njihte sė paku disa prej kėrkesve qė donin shqiptarėt.Nė tetorin e vitit 1912, atėherė kur monarkitė ballkanike i shpallėn luftė Perandorisė Osmane, trevat e Preshevės, Bujanocit e Medvegjės shpėrthyen nga flakėt.Kėto treva ishin nė vijėn e parė tė kufijve etnik shqiptare dhe duheshin mbrojtur me besėn e burrit dhe zjarrin e pushkėve.Ndėrsa atdhetarėt shqiptarė ngarendnin nė nėntorin e vitit 1912 nė Vlorė, pėr tė valvitur flamurin kuqezi, Presheva, Bujanoci e Medvegja shkruanin epopenė e lavdishme tė qėndresės shqiptare.Ajo tragjedi ē’ka ndodhi mė pas me kėto troje, flet ende pėr shpirtin e paepur tė banorėve nė Preshevė, Bujanoc e Medvegjė, pėr dėshirėn e tyre tė zjarrtė e kahmotshme, pėr tu bashkuar me shtetin amė shqiptar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Roli i trevės sė Preshevės, Bujanocit dhe Medvegjės nė lėvizjen autonomiste shqiptare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
hacking-ks :: Argėtim ne hacking-ks.. :: Kultura Shqiptare-
Kėrce tek: