hacking-ks
 
ForumForum  PortalliPortalli  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Masakra nė komunėn e Preshevės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor



MesazhTitulli: Masakra nė komunėn e Preshevės   Fri May 02, 2008 8:38 pm

Pozita gjeografike e Preshevės ėshtė e volitshme, meqė shtrihet rrėzė malit Karadak, nė fushėgropėn e Preshevės dhe ėshtė nė lindje tė Republikės sė Kosovės, prandaj territori nė tė cilėn gjendet ajo quhet Kosova Lindore.

Pas Kongresit tė Berlinit (1878) kufiri midis Vilajetit tė Kosovės dhe Serbisė kalonte nėpėr Ristovs, midis Bujanocit e Vranjės. Njohja e kufirit tė Serbisė nė kėtė kohė mbi trojet shqiptare tė Toplicės nė veri tė Kosovės sė sotme dhe nė lindje deri nė afėrsi tė Nishit pati pėr pasojė gjenocidin e vėrtetė mbi shqiptarėt e kėtyre anėve nga shteti serb me ē`rast u shpėrngulėn mė se 700 fshatra shqiptare, u shpronėsuan, u vranė dhe u ndoqėn familjet. Pėrpara dhe pas vitit 1878 Presheva ka qenė qendėr e kazasė nė administratėn osmane, duke pėrfshirė edhe territorin e Bujanocit. Nė luftrat ballkanike, ashtu edhe si popullata tjetėr shqiptare e Kosovės, shqiptarėt e kėtij regjioni pėsuan nga gjenocidi i pėrgjithshėm serbosllav deri nė shpėrnguljen e tėrė popullatės nė fushėgropėn e Shkupit, pėr t`u kthyer pėrsėri nė trojet e veta pas disa muajsh.

Nė Preshevė nuk harrohet masakra qė u bė mė 7 dhjetor 1977 mbi hafėz Jusuf Halitin. Jusufin e morėn disa agjentė tė OZN`ės dhe e futėn nė kafenenė e Toza Popoviqit, tė cilėn uniformistė kriminelė e shėndrruan nė kasaphane tė vėrtetė nė tė cilėn i likuidonin shqiptarėt e pafajshėm.

Qė nė ēastin qė e morėn ne nuk e pamė mė, thonė bijtė Sadulla Haliti ( i lindur mė 8 qershorė 1927 nė Preshevė) dhe Dilaver Haliti. Ne e kėrkonim nė UDB`ė dhe nė OZN`ė, por ata veēse na sorolatnin. Mė vonė na tregoi Abdurrahman Ēukarka qė punonte nė OZN`ė. Ai tha: Shkoni tė lagja e Alimetėve, te shpella aty do ta gjeni varrin. (Sipas kujtesės sė Sadulla Halitit, i lindur mė 8 qershor 1927 nė Preshevė, ku edhe jeton, i cili rrėfen pėr masakrimin e babait tė vet nė kafenenė e Toza Popoviqit).

Shkuam dhe e nxorrem kufomėn. Por ē`tė shihnim: nė varr ishte vetėm gjysma e trupit, vetėm pjesa e poshtme. Babanė, nė fakt, e kishin sharruar. Masakrėn e kishin shoqėruar me muzikė qė tė mos dėgjoheshin kėlithjet. Hafėz Jusuf Haliti lindi mė 1888 nė fshatin Dobroēan, rrethi i Gjilanit dhe nė Preshevė jetonte nga viti 1908. Ai e kreu shkollėn teologjike nė Gjilan dhe mori titullin hafėz. Shumė vjetė mė parė, mė 1912 te fshati Ranullik fatin e Jusufit e kishin pėrjetuar dy vėllezėrit e tij: Isa aga Haliti dhe Jahja aga Haliti. Xhelatėt mė tė egėr qė morėn jetėn e shumė njerėzve dhe bėnė dėme nė Preshevė dhe nė rrethinat e saj ishin kapiten Luba Radulloviq, nga fshati Serniq, rrobaqepės, malazias nga Mali i Zi i Shkupit, Zora Miniq nga Presheva, Demirali Maxhupi, rom nga Presheva, Iliaz maxhupi, rom nga Presheva dhe Ismail maxhupi, rom farkėtar nga Presheva.

Hafėz Nuredini u masakrua mė 7 dhjetor 1944. Hafėz Nuredini kishte lindur mė 1905 nė fshatin Kurbali. I biri, Ganiu, thotė se babanė e morėn nga shtėpia e dėrguan te kafja e Tozės dhe nuk e pamė mė. E gjetėm krye shtatė ditėsh, tė masakruar. Kufomėn shkoi dhe e mori e motra, halla ime Xhevrija. Babanė e kishin therrur me thika, ia kishin prerė shumė gjymturė dhe trupin e kishte tė zi nga rrahja. E varrosėm nė varrezat e Preshevės.

Masakra nė xhaminė e poshtme nė Preshevė

Mė 15 shtator 1943 nė xhaminė e poshtme nė Preshevė u bė njė masakėr e madhe. Atė e organizuan serbėt dhe bullgarėt, me popin bullgarė qė kishte ardhur me shėrbim nė Preshevė nė krye dhe Jagosh Jovanoviqin e Rekės sė Tėrnavės. Ata vendosėn qė masakrėn ta bėnin te kjo xhami dhe jo nė xhaminė e ēarshisė, sepse nė tė parėn kishte mė shumė njerėz, prandaj do tė kishte mė shumė viktima. Sa kohė qė shqiptarėt faleshin nė xhaminė e poshtme, serbėt u mbyllėn dyertė e xhamisė dhe i mbėrthyen me tela qė tė mos dilte kush dhe nga dritarėt hodhėn bomba dhe gjuajtėn me armė tė tjera.

Nga kriminelėt e kėsaj masakre ishin:

1. Jagosh Jovanoviq, kryesori me moshėn 45 vjeē,
2. Zafir Tėrnava, ndihmės i Jagoshit, po edhe ky nga Reka e Tėrnavės,
3. Sazda i Preshevės, 40 vjeē,
4. Stanimir Gėrnēar Presheva nė shtėpinė e tij pėrballė xhamisė u bė plani i masakrės dhe.
5. Dushan Presheva, 39 vjeē.

Qytetarėt e Preshevės thonė se bombėn e parė e hodhi Sazda i Preshevės. Ramiz Agush Doda shkoi dhe e kapi bombėn dhe bėri t`ua kthente serbėve ende para se tė shpėrthente, por pėr fat tė keq, ajo shpėrtheu nė dorėn e Ramizit dhe gjysma e saj u ngjit nė tavanin e xhamisė.

Nė kėtė masakėr humbėn jetėn:

1. Rexhep Sherifi, lagja Derri nė moshėn 50 vjeē
2. Rifat Kamberi, 42 vjeē,
3. Ramiz Agushi, 30 vjeē (vdiq nė spitalin e Kumanovės, thotė Rexhep Sali Hoxha, qė ka shpėnė vetė Ramizin) dhe
4. Lutfi Mehmeti, i njohur Lutė Tuxhari, 49 vjeē. Vdiq nė spitalin e Kumanovės.

Nė xhamin e poshtme u plagosėn 38 veta, por mė rėndė.

1. Idriz Aliu, 40 vjeē
2. Mahmut Kurtishi, 32 vjeē
3. Ibrahim kamberi, 38 vjeē
4. Arif Rushiti, 26 vjeē
5. Jonuz Aliu, 54 vjeē
6. Qamil Kurtishi, 44 vjeē
7. Shefqet Agushi, 23 vjeē
8. Beqir Ahmeti, 54 vjeē
9. Jahja Veliu, 27 vjeē
10. Mehmet Boshnjaku, 25 vjeē
11. Hamdi Jonuzi, 34 vjeē dhe
12. Alisahit Sadiku, 41 vjeē

Bomba nė xhami

Ishin mbledhė o, shtat tet shkie
Kishin marr pes litra rakie
N`kafe Tozės jan ul me pi
Kshyr ēka thot Jagoshi i zi`e
Ngoni shok e ngoni vllaznie
N`xhami t`eperm na s`guxojm me hie
Aty kan lon disa devrie
N`xhamie tė poshtme na me shkue
N`katėr on xhamin o, me rrethue
Nga dy bomba more m`i lishue
Njo pėr t`gjall mos me lon me pshtue
Se ēashtu shkit kan veprue
N`xhamie t`poshtme jan drejtue
N`katėr on e kan rrethue
Nga dy bomba i kan lshue
Ramiz Doda djal i ri
Deshti bombėn me ja kthye
Bomba n`dorė djalit m`i krisi
Tė pes gishtat n`tavan ja nxhiti

Kur u dėgjuan shpėrthimet dhe tė shtėnat nga shtėpia e vet doli Zymber Kurbalia me pushkėn nė dorė dhe hapi zjarr mbi serbosllavet. Nė ēast ata ikėn, vėrtet duke lėnė tė vrarė e shumė tė plagosur, por pa e realizuar planin sipas tė cilit duhej tė vritėshin tė gjithė sa ishin nė xhami.

Shaip Mustafė Krashnica, ka lindur mė 1913 nė fshatin Bukuroc tė Preshevės. Ka qenė nxėnės i jashar Hallaēit tė Preshevės, nxėnės i Medresesė sė madhe nė Shkup dhe jurist (diplomoi mė 1939). Shaipi ishte organizatori qė ngriti "Besėn rinore", organizatė ilegale nacionale shqiptare nė vitin 1938. Nė vitin 1941 Shaipi, me njė grupė nacionalistėsh Shqiptarė, ndėr tė cilėt Jahja Osmani, Abdulla Musliu etj. organizuan nė Shkup demonstrata kundėr okupatorit bullgarė. Shqiptarėt, kėsulat e tė cilėve zbardhėn sheshin e madh tė Shkupit dhe tmerruan okupatorin bullgarė, ngritėn flamurin kombėtarė shqiptar te Ura e Gurit, pikėrisht nė zemrėn e qytetit, nė pikėn e tij mė nevralgjike dhe mė sfiduese. Kėtė guxim do ta paguajnė shumė shtrejtė dy nga organizatorėt kryesorė tė demonstratave. Shaip Mustafa dhe Jahja Osmani tė cilėt burgosen dhe internohen nė Bullgari.

Mė vonė pėr kėtė ēėshtje Shaipi u hodh nė gjyq (sipas Hasan Emėrllahut, Gjurmeve tė fejtonit "Tmerret e luftės nė karadak", 1 Rilindja, fq. 14). U dėnua me vdekje, por pas ankesės denimi iu shėndrrua nė 20 vjet burg ( u gjykua nė Prishtinė). Vuajti 14 vjet burg dhe u lirua si i sėmurė i pashėrueshėm njė vit para vdekjes. Ditėn qė u lirua Shaip Krashnicėn dolėn dhe e pritėn mijėra shqiptarė preshevarė dhe tė tjerė nė stacionin hekurudhor tė Preshevės, tek ai u drejtua me fjalė tė ngrohta. Nė liri ai pėrjetoi edhe njė tronditje tė madhe shpirtėrore. Dy vajzat e tij, qė i kishte lėnė fare tė vogla, tė edukuara nė njė frymė tjetėr nga shoqja Lubica Antevska Krashnica - pėr 14 vjet burg ato nuk e kishin vizituar asnjėherė e kishin harruar gjuhėn shqipe. Shaipi ndiente tė kishtė bėrė gabim tė pafalshėm qė ishte martuar me njė joshqiptare (Sipas kujtesės sė Sadri Imerit, i lindur mė 5 maj 1925 nė Preshevė i cili rrėfen pėr jetėn e veprimtarinė e Shaip Mustafė Krashnicės).

Abdullah Krashnica (Presheva) - Rrugėn patriotike tė Shaip Mustafės e vazhdoi bashkėvendasi i tij Abdullah Krashnica, i njohur edhe si Abdullah Presheva. Sipas kujtesės sė Shinasi Hallaēit ( i lindur mė 11 gusht 1922 nė Preshėvė) si shqiptarė nė aradhat e Pēinjės, Abdullahu nuk ėshtė parė me sy tė mirė nga ana e sllavėve. Atė e ndiqnin vazhdimisht. Ky person ishte emėr i njohur dhe me autoritet tė madh. Funksioni i tij i fundit ishte sekretar politik i Komitetit tė rrethit tė Preshevės (Sipas kujtesės sė Sami Jusufit, i lindur mė 1 janar 1924 nė Preshevė, tani jeton nė Kumanovė qė nga viti 1950, i cili rrėfen pėr helmimin misterioz tė Abdullah Krashnicės dhe thotė se atė e helmoi Zhika Deviriq nga Vranja). Ai vdiq nė spitalin e Shkupit mė 15 mars 1945. Ka shumė tė dhėna qė flasin se Abdullah Krashnica (Presheva) ėshtė helmuar nga Zhika Deviriqi, bashkėluftėtar i Abdullahut nė aradhat partizane.

Tė likuiduar

1. Hafėz Jusuf Haliti, lindur mė 1888, u masakrua( u pre me sharrė) mė 7 dhjetor 1944 nė kafenenė e Tozės nė Preshevė nga njerėzit e OZN`ės dhe shėrbėtorėt e tyre, romė tė Preshevės.
2. Adem Kamberi, i njohur Adem aga, u vra mė 22 nėntorė 1944 tė Dushku i Tabanovcit, te ura e Haxhisė nė moshėn 60 vjeēare. Varri nuk i dihet.
3. Jakup Musa Zhunica, u vra mė 22 nėntor 1944 tė Dushku i Tabanovcit tė ura e Haxhisė nė moshėn 50 vjeēare. Varri nuk i dihet.
4. Vehbi Jakupi, lagja Derri, u vra mė 22 nėntorė 1944 tė Dushku i Tabanovcit, tė ura e Haxhisė, nė moshėn 35 vjeēare. Varri nuk i dihet.
5. Qahil Hajrulla Shabani nga fshati Corroticė, u vra mė 22 nėntorė 1944 tė dushku i Tabanovcit, tė ura e Haxhisė nė moshėn 30 vjeēare. Varri nuk i dihet,
6. Haki Rexhepi u vra mė 22 nėntorė 1944 tė dushku i Tabanovcit tė ura e Haxhisė nė moshėn 29 vjeēare. Varri nuk i dihet.
7. Haki Liēa u vra mė 12 prill 1945 nė Viroviticė. Ka qenė komandant batalioni i Brigadės sė Parė shqiptare vullnetare tė Preshevės. E likuiduan (35 vjeē) qė komandanti tė mos ishte shqiptarė.
8. Qemal Keka u vra mė 25 nėntorė 1944 nė Vranjė nė moshėn 20 vjeēare. Varri nuk i dihet.
9. Nejazi Fejzullahu u vra mė 25 nėntorė 1944 nė Vranjė nė moshėn 22 vjeēare. Varri nuk i dihet.
10. Hebib Doda u dėnua nė nėntorė tė vitit 1945 nė Gjykatėn e qarkut nė Vranjė 15 vjet burg. Vdiq nga torturat nė moshėn 60 vjeēare nė burgun e Sremska Mitrovicės.
11. Nijazi Ibrahimi u vra nė mėnyrė barbare nė nėntorė tė vitit 1944 nė Vranjė, nė moshėn 28 vjeēare. Varri nuk i dihet.
12. Selami Jashar Hallaēi, i lindur mė 3 prill 1919 nė Preshevė, u var nė gushtė 1944 nė Landovicė tė Prizrenit. Ka qenė sekretar i arsimit fillor pėr Kosovėn.
13. Sinan Abedin Vitia, nga fshati Konjuh afėr Lipjanit, kapiten nė ish APJ, ligjerues nė Akademinė e Aviacionit nė Zarė. Mė 28 nėntorė 1993, Sinan Abedini ka ardhur nė Shkup. E mori policia duke e larguar tė vėllanė dhe taksistin. Prej asaj dite ka humbur fare.

Tė vrarė

1. Shahin Alimetaj u vra nė janar tė vitit 1945 nė vendin Vaēkė mbi Preshevė, nė moshėn 40 vjeē.
2. Shukri Junuzi u bra nė janar tė vitit 1945 nė vendin Vaēkė mbi Preshevė, nė moshėn 30 vjeē.
3. Vehbi Bilalli u vra nė shtator tė vitit 1944 te rruga e trenit afėr Preshevės, 35 vjeē.
4. Musa Rufati u vra nė shtator tė vitit 1944 nėn fshatin Zhunicė, 28 vjeē.
5. Hanife Selimin nė nėntorė tė vitit 1943 bullgarėt e hodhėn nė pus te varret e Norēes, nė moshėn 58 vjeē. Bullgarėt masakruan Hanifen, nėnėn e Tefik Selimit, Jasharin, babėn e tij dhe Musanė, vėllanė e tij pėr shkak se Tefiku merrte pjesė nė aradhat partizane.
6. Jashar Selimi, baba i Tefikut u vra nė nėntor tė vitit 1943, nė moshėn 60 vjeē.
7. Musa Selimi, vėlla i Tefikut, u vra nė nėntorė tė vitit 1943, nė moshėn 35 vjeē.
8. Gjykmen Fuat Halili, i lindur mė 22 janar 1977 nė fshatin Gere tė Preshevės, u vra mė 1 shkurt 1996 nė Nish, ku studionte stomatologjinė, nga organizata terroriste "Cėrna ruka" (dora e zezė). Varri nuk i dihet.

Tė rėnė nė njėsitė partizane

1. Qemal Shehu u vra nė shtator tė vitit 1944 nė malin e Surdulicės nė moshėn 19 vjeē.
2. Tefik Selimi u vra nė nėntor tė vitit 1944 nė Bujanoc nė moshėn 19 vjeē. U vra si partizan. Bullgarėt ia masakruan nėnėn, babanė dhe vėllanė.

Tė plagosur

1. Jahja Shabani u plagos nė shtator tė vitit 1944 afėr Zhunicės, nė moshėn 20 vjeē.

Tė burgosurit politikė

1. Shaip Mustafa - Krashnica i lindur mė 1913 nė fshati Bukuroc tė Preshevės. Nė vitin 1950 u dėnua me vdekje, por pas ankesės dėnimi iu shndrrua nė 20 vjet burg. U gjykua nė Prishtinė dhe dėnimin e vuajti nė burgun e Nishit (14 vjet). Ka qenė organizator i organizatės "Besa rinore" qė u formuamė 1938. Nė vitin 1939 kishe diplomuar nė fakultetin juridik nė Beograd. Si i tillė ishte ndėr tė shkolluarit e parė nė kėto anė. Shaip Mustafa - Krashnica u dėnua nė vitin 1950 ngaqė nė vitin 1941 kishte ngritur flamurin shqiptar tė ura e gurit nė Shkup dhe kishte organizuar demonstratėn e shqiptarėve tė cilat me kėsula tė bardha merrnin pjesė nė ngritjen e flamurit. Nė kėtė kohė, para se tė dėnohet nga Jugosllavija, Shaipi qendroi 3 vjet burg nė qytetin Tetoven. Por organizata shqiptare me Abdullah Preshevėn avokat nė Shkup, nė krye, mblodhi njė shumė parash dhe e shpėtuan nga burgu bullgar.

2. Skender Asan Kadriu, i njohur Skender Presheva, komandant i Brigadės sė Parė Vullnetare Shqiptare, u dėnua nė Apatin afėr Somborit (Baēkė) 15 vjet burg.

3. Hilmi Qerimi u dėnua mė 18 shkurt 1947 me 3 vjet burg nė Vranjė, nė moshėn 25 vjeē. Denimin e vuajti nė burgun e Nishit.

4. Isuf Ibrahimi u dėnua nė vitin 1946 me 3 vjet burg nė Vranjė, nė moshėn 46 vjeē. Denimin e vuajti nė burgun e Nishit, prej ku doli nė gushtė tė vitit 1949 pas 2,5 vitesh.

5. Ali Ali Kelmendi i lindur mė 1923, u dėnua mė 1949 me 3 vjet burg. E vuajti ni Goli Otok. Sė dyti u burgos mė 1 prill 1961 dhe u dėnua 7 vjet burg nė qytetin e Vranjės. Dėnimin e vuajti nė burgun e Nishit.

6. Shenasi Hallaēi u dėnua nė nėntor tė vitit 1949 me rastin e Inforbyrosė 3 vjet burg. E vuajti nė Goli Otok, Ishte Arsimtar.

7. Rexhep Sali Hoxha, i lindur mė 1921 u dėnua mė 4 mars 1947 me 2 vjet burg nga gjykata ushtarake nė Vranjė. Dėnimin e vuajti nė burgun e Nishit.

8. Ejup Bajrami i lindur mė 1923 u arrestua mė 28 gusht 1961 dhe u mbajtė 30 ditė nė burgun e Bujanocit.

9. Adem Ahmeti u arrestua mė 28 gusht 1961 dhe u mbajt 30 ditė nė burgun e Bujanocit.

10. Mustafė Selimi u arrestua mė 28 gusht 1961 dhe u mbajtė 30 ditė nė burgun e Bujanocit.

11. Fehmi Kelmendi u arrestua mė 28 gusht 1961 dhe u mbajtė 45 ditė nė burgun e Bujanocit.

12. Hevzi Ali Kelmendi u arrestua mė 28 gusht 1961 dhe u mbajtė 45 ditė nė burgun e Bujanocit.

13. Zenel Kelmendi u arrestua mė 28 gusht 1961 dhe u mbajtė 45 ditė nė burgun e Bujanocit.

14 Ali Xhelili nga fshati Ilincė u arrestua mė 28 gushtė 1961 dhe u mbajtė 45 ditė nė burgun e Bujanocit.

15. Helmi Rexhep Qerimi i lindur mė 20 korrik 1922 nė Preshevė u arrestua mė 28 gusht 1961 dhe u mbajt 3 muaj nė burgun e Bujanocit. Pas kėtij burgimi u dėnua 3 vjet burg, prej te cilėve i mbajti dy vjet e gjysmė.

16. Hulusi Jashar Hallaēi, i njohur si Hulusi Ibrahimi nga Presheva u arrestua nė vitin 1949 dhe u dėrgua 17 muaj nė Goli Otok.

17. Shinasi Jashar Hallaēi, i lindur mė 11 gusht 1922 nė Preshevė u arrestua mė 18 nėntorė 1949 nė Mateē, u mbajt 3-4 muaj nė burgun e Kumanovės dhe nė burgun e Shkupit dhe qė kėtej u dėrgua 2 vjet nė Goli Otok dhe pastaj 3 muaj nė ndėrtimin e nje rruge nė afėrsi tė Osijekut (Sipas kujtesės sė Hulusi Jashar Hallaēit, i njohur me emrin Hulusi Ibrahimi nga Presheva, djali i hafėz Jasharit, i lindur mė 1925 i cili rrėfen pėr burgun famkeq tė Goli Otokut nė tė cilin shumė shqiptarė e vuajtėn dėnimin dhe vdiqėn aty).

18. Skender Hasan Shehu i lindur mė 1900 u burgos nė Apatin derisa ishte partizan nė luftė dhe u mbajtė 12 vjet nė burgun e Idrizovės (Sipas kujtesės sė njė grupi qytetarėsh nga Presheva)

huazuar nga Masakra serbosllave-maqedonase ndaj shqiptarėve nė Karadak. Tefik Jahiu

Terrori serbollav nė fshatrat e komunės sė Preshevės
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Masakra nė komunėn e Preshevės
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
hacking-ks :: Argėtim ne hacking-ks.. :: Kultura Shqiptare-
Kėrce tek: