hacking-ks
 
ForumForum  PortalliPortalli  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Letersia Shqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
h a n i s
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 87
Join date : 02/05/2008
Age : 24
Location : Milan

MesazhTitulli: Letersia Shqiptare   Fri May 02, 2008 11:54 am

Nė kulturėn e shqiptarėve ka lėnė gjurmėn e saj tė thellė historia e tyre e brendshme dhe e jashtme.
Pjesė e trevave tė lashta ilirike, udhė kryqėzimi e qytetėrimeve dhe e interesave gjeopolitike gjatė dyndjeve barbare e mė pas, provincė e perandorive tė perėndimit dhe tė Lindjes, tė Romės e tė Bizantit, pasi kishte bėrė e ēbėrė gjatė shekujve, despotate e principata tė pavarura, dhe pasi kishte formuar mė sė fundi shtetin e Skėnderbeut, i cili u qėndroi pėr njė ēerek shekulli hordhive osmanve, duke u kthyer nė mburojė tė krishtėrimit dhe tė qytetėrimit europian, Shqipėria e cfilitur nga luftėrat, pas vdekjes sė heroit tė rezistencės sė saj, Gjergj Kastriot-Skėnderbeut (1468), kishte rėnė nė fund tė shek.XV nėn zgjedhėn e Perandorisė sė Sulltanėve.
Vendi ishte kthyer pas nė njė fazė zhvillimi ekonomiko-shoqėror historikisht tė kapėrcyer. Rrjedhat normale tė kulturės shqiptare, qė ecte nė njė hap me humanizmin evropian, u ndėrprenė. Pasoja e parė e pushtimit ishte hemoragjia e elitės intelektuale nė Perėndim. Prej saj u shquan figura, qė bėnė emėr nė botėn humaniste, si historiani M. Barleti (1460-1513), qė botoi nė Romė mė 1510 njė histori tė Skėnderbeut, e cila u pėrkthye thuajse nė tė gjitha gjuhėt e Evropės, ose M. Beēikemi (1408-1526), Gj. Gazulli (1400-1455), L. Tomeu (1456-1531), M. Maruli (shek. XV), M. Artioti (1480-1556) e tė tjerė, qė u dalluan nė fusha tė ndryshme tė shkencės, tė artit e tė filozofisė.
Ndėrkaq, nė vend jeta kulturore u fashit, monumentet e kulturės materiale e shpirtėrore u zhdukėn nėn rrėnojat e shkatėrrimit tė luftėrave; gjysmėhėna e uli kryqin dhe gati dy tė tretat e popullatės nė fund tė shek. XVII ishin konvertuar nė fenė islame. Por ky ndryshim drastik i strukturės fetare nuk pengoi qė Shqipėria tė ishte pėrherė njė nga provincat mė tė paqeta tė Perandorisė dhe as qė kultura shqiptare tė mbijetonte edhe nė kushtet e njė pushtimi disashekullor, nėn trysninė e islamit e tė botės kulturore tė orientit, qė pati njė ndikim tė thellė e tė gjithanshėm nė tė, veēse pa arritur tė shtypė natyrėn shqiptare tė kulturės vendėse.
Qėndresa nė fushėn e kulturės u shpreh nė radhė tė parė pėrmes lėvrimit tė shqipes nė lėmė tė botimeve tė teksteve kishtare, kryesisht tė qarkut konfesional katolik nė veri, por edhe ortodoks nė jug.
Reforma protestante gjallėroi shpresat e zhvillimit tė gjuhės e tė traditės letrare vendėse kur prifti Gj. Buzuku solli nė shqip liturgjinė katolike, duke dashur tė bėjė pėr shqipen atė qė bėri Luteri pėr gjermanishten.
“Meshari” i Gj. Buzukut, botuar prej tij mė 1555, mbahet deri mė sot, si e para vepėr e shqipes sė shkruar. Niveli i pėrpunuar i gjuhės dhe ortografia e stabilizuar duhet tė jetė rezultat i njė tradite mė tė hershme tė shkrimit tė shqipes, traditė qė nuk njihet. Por ekzistojnė disa dėshmi fragmentare mė tė hershme se vepra e Buzukut, tė cilat flasin pėr shkrimin e shqipes tė paktėn nga shek.XIV:
E para dėshmi qė njihet ėshtė e vitit 1332, e domenikanit freng Gulielm Adale, kryepeshkop i Tivarit, i cili nė njė relacion latinisht shkruan se shqiptarėt kanė nė pėrdorim nė librat e tyre shkronjat latine edhe pse gjuha e tyre ėshtė fare e ndryshme nga latinishtja. Me rėndėsi tė vecantė jane: njė formulė pagėzimi (Unte paghesont premenit Atit et Bizit et spertit senit) e vitit 1492, shkruar shqip brenda njė teksti latinisht, nga peshkopi i Durrėsit Pal Engjėlli; nje fjalor me glosa shqip i vitit 1497, i gjermanit Arnold fon Harf, i cili pat kaluar si udhėtar nė Shqipėri dhe njė fragment nga Ungjilli i Shėn Mateut, po shqip, por me shkronja greqisht, i shekullit XIV
Shkrimet shqip tė kėtyre shekujve s’duhet tė kenė qenė vetėm tekste fetare, por dhe kronika historike, pėr tė cilat flet humanisti M. Barleti, i cili nė librin e tij “Rrethimi i Shkodrės” (1504) pohon se ka pasur nė dorė kronika tė tilla tė shkruara nė gjuhėn e popullit (in vernacula lingua).
Me gjithė pengesat qė krijoi Kundėrreforma pėr lėvrimin e gjuhėve nacionale nė literaturėn kishtare, ky proces nuk u ndėrpre. Gjatė shek. XVI-XVII u botuan nė shqip katekizma “E mbėsuame krishterė” (1592) e L. Matrėngės, “Doktrina e krishterė” (1618) dhe “Rituale romanum” (1621) tė P. Budit, shkrimtari i parė i prozės dhe i poezisė origjinale shqipe, njė apologji pėr Gjergj Kastriotin (1636) nga F. Bardhi, i cili botoi edhe njė fjalor e lėndė folklorike, traktati teologjik-filozofik “Ēeta e Profetėve” (1685) i P. Bogdanit, mendja mė universale e mesjetės shqiptare.
Vepra e Bogdanit ėshtė njė traktat teologjik-filozofik qė trajton me origjinalitet, duke shkrirė tė dhėna nga burime tė ndryshme, ēėshtje kryesore tė teologjisė dhe njė histori biblike tė plotė, si dhe probleme tė komplikuara tė skolastikės, tė kozmogonisė, astronomisė, pedagogjisė, etj. Bogdani solli nė kulturėn shqiptare frymėn humaniste dhe vlerėsoi rolin e dijes e tė kulturės nė jetėn e njeriut; ai me veprėn e tij tė shkruar me njė shqipe e stil tė pėrpunuar, shėnoi njė kthesė nė historinė e letėrsisė shqipe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.google.com
h a n i s
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 87
Join date : 02/05/2008
Age : 24
Location : Milan

MesazhTitulli: Re: Letersia Shqiptare   Fri May 02, 2008 11:54 am

Gjatė shekullit XVIII njohu njė gjallėrim mė tė madh literatura e qarkut kulturor konfensional ortodoks e mysliman. Njė anonim prej Elbasanit sjell nė shqip copa tė ungjillit, T. H. Filipi, po prej Elbasanit, “Dhjatėn e Vjetėr dhe tė Re”. Kėto pėrpjekje u shumuan nė shekullin e ardhshėm, me botimin mė 1827 tė tekstit integral tė “Dhjatės sė Re” nga G. Gjirokastriti dhe me korpusin e madh tė pėrkthimeve kishtare tė K. Kristoforidhit (1830-1895), nė dy dialektet e shqipes, botime qė ndihmuan procesin e integrimit tė tyre nė njė gjuhė letrare tė njėsuar dhe vunė bazat pėr krijimin e kishės kombėtare tė shqiptarėve me liturgjinė nė gjuhėn e tyre.
Ndonėse nė kahje tė kundėrt me kėtė prirje, duhet pėrmendur edhe kultura e Voskopojės, e cila gjatė shek. XVIII u bė njė vatėr e madhe qytetėrimi dhe metropol i gadishullit ballkanik, me njė Akademi e shtypshkronjė dhe me personalitete si T. Kavalioti, Dh. Haxhiu, G. Voskopojari, veprat diturore, filologjike, teologjike e filozofike tė tė cilėve objektivisht i ndihmonin shkrimit e njohjes sė shqipes.
Edhe pse letėrsia qė u zhvillua nė Voskopojė, ishte kryesisht nė gjuhėn greke, nevoja pėr t’i vėnė gardh islamizmit, bėn tė domosdoshme edhe pėrdorimin e gjuhėve amtare, duke inkurajuar zhvillimin e kulturave kombėtare. Nė shkollat e Voskopojės u pėrdorėn dhe arumanishtja e shqipja pėr mėsimin e greqishtes, kurse nė shtypshkronjėn e saj u shtypėn edhe libra arumanisht.
Veprat e shkrimtarėve dhe dijetarėve tė Voskopojės kanė sjellė disa elemente tė ideve tė iluminizmit evropian. Mė i shquari ndėr ta, Teodor Kavaljoti ėshtė njė erudit i kohės. Sipas dėshmive tė profesorit gjerman Thunman, vepra e Kavaljotit, qė mbeti e pabotuar, nė pjesėn mė tė madhe ka trajtuar ēėshtje pothuajse nga tė gjitha degėt e shkencės filozofike. Nė tė ndjehet ndikimi i Platonit, Dekartit, Malėbranshit dhe Leibnicit.
Rezultat i ndikimit tė islamit dhe tė kulturės sė pushtuesit, ishte formimi gjatė shek. XVIII i njė shkolle poetike, ose i njė letėrsie tė shkruar nė gjuhėn shqipe, por me alfabetin arab. Autorė tė saj si: N. Frakulla, M. Kyēyku, S. Naibi, H. Z. Kamberi, Sh. e D. Frashėri, Sheh Mala, e tė tjerė, trajtuan nė veprat e tyre motive tė huajtura nga letėrsitė orientale, shkruan mevludė e divane me njė gjuhė tė mbytur nga orientalizmat, lėvruan lirikėn dhe epin religjioz. Kjo shkollė nuk pati jetė tė gjatė dhe as ndikim tė veēantė nė zhvillimet e pastajme letrare.
Pėr tė plotėsuar kuadrin e zhvillimit kulturor tė Shqipėrisė nė shek. XVI-XVIII duhet shėnuar, se pati nga autorė vendės vepra tė shquara nė fushė tė arkitekturės dhe tė pikturės ikonografike, ku u dalluan Onufri dhe i biri Nikolla (shek. XVI) dhe K. Shpataraku e D. Selenica (shek. XVIII) tė cilėt vazhduan traditėn e artit fetar post-bizantin, por jo pa ndikime nga Rilindja europiane. Nė fushė tė artit islam mund tė pėrmenden kryesisht ndėrtimet e kultit.
Shekulli XIX, shekulli i lėvizjeve nacionale nė Ballkan, i gjente shqiptarėt pa njė traditė tė mjaftueshme tė zhvillimit shtetėror, gjuhėsor e kulturor unitar, me njė mendėsi individualiste dhe regjionaliste, tė trashėguar nga psikologjia e bajrakut dhe e fisit, pėr pajosė me njė vetėdije kombėtare tė pazhvilluar, por me njė shpirt rebelimi spontan. Nė kėtė situatė historiko-kulturore nisi tė merrte jetė njė lėvizje e organizuar mendore dhe letrare qė mori emrin Rilindja Kombėtare Shqiptare. Ajo u frymėzua nga idetė e romantizmit nacional dhe tė iluminizmit, qė u kultivuan nė rrethet e inteligjencės shqiptare, e cila jetonte kryesisht nė mėrgim, nė kolonitė e vjetra shqiptare nė Itali dhe nė ngulimet mė tė reja nė Stamboll, Bukuresht, SHBA, Sofje e Kajro.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.google.com
h a n i s
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 87
Join date : 02/05/2008
Age : 24
Location : Milan

MesazhTitulli: Re: Letersia Shqiptare   Fri May 02, 2008 11:55 am

Ringjallja nacionale, mbrujtja e shqipes si gjuhė e kulturės, organizimi i arsimit kombėtar dhe themelimi i letėrsisė kombėtare, nė rrafshin kulturor, si dhe krijimi i shtetit tė pavarur, nė rrafshin politik, kėto ishin synimet e kėsaj lėvizjeje prej sė cilės lindi shkolla e romantizmit shqiptar. Ishte ky njė romantizėm tipik ballkanik, i mbrujtur me frymėn e ēlirimit kombėtar, me nostalgjinė e mėrgimtarit dhe me patosin retorik tė evokimit tė mesjetės shqiptare, domethėnė tė luftrave tė Gjergj Kastriotit. Kjo shkollė letrare lėvroi kryesisht poezinė. Heroi i saj ishte njeriu etik, shqiptari luftėtar, e mė pak njeriu tragjik. Nga motivet dhe format poetike, ajo ka lidhje tė ngushta me traditėn folklorike. Gjurmimi i kėsaj tradite dhe botimet nė fushė tė saj (“Rapsodi tė njė poeme arbėreshe” mė 1866 nga De Rada, “Pėrmbledhje tė kėngėve popullore dhe rapsodi tė poemave shqiptare” mė 1871 nga Z. Jubani, “Bleta shqiptare” mė 1878 nga Th. Mitko, etj.), ishin pjesė e programit kulturor tė Rilindjes Kombėtare pėr afirmimin e identitetit etnokulturor tė shqiptarėve.
Dy janė pėrfaqėsuesit mė tė mėdhenj tė romantizmit shqiptar tė shek. XIX: J. De Rada (1814-1903), lindur e vdekur nė diasporėn shqiptare nė Itali e shkolluar atje dhe N. Frashėri (1846-199), lindur nė Shqipėri, i shkolluar nė Zosimea tė Janinės, por i mėrguar dhe vdekur nė Stamboll. I pari ėshtė poeti romantik shqiptar i rritur nė klimėn e romantizmit europian, i dyti romantiku shqiptar qė tret nė poezinė e tij ndikimet e poezisė lindore, sidomos persiane, me frymėn dhe shpirtin e poezisė sė romaantizmit perėndimor.
De Rada shkroi njė cikėl poemash epiko-lirike nė stilin e rapsodive shqiptare: “Kėngėt e Milosaos”, 1836, “Serafina Topia” 1839, “Skėnderbeu i pafat” 1872-1874 etj. me ambicjen qė tė krijonte eposin nacional pėr shekullin e Skėnderbeut.
Pas gjurmėve tė Herderit, De Rada zgjoi nė poezinė e tij mallin e pėr kėngėn popullore dhe e ngjyrosi atė me koloritin etnografik. Veprat e tij janė pasqyrė e jetės shqiptare me zakonet dhe mendėsinė e saj karakteristike, si dhe dramėn shqiptare tė shek. XV, kur polemi i tij i panėnshtruar ra nėn zgjedhėn e osmanėve. Konflikti midis lumturisė sė individit dhe tragjedisė sė kombit, skenat ndanė kroit nė katund, gratė qė mbledhin kallėza nė ara, burri qė shkon nė luftė dhe gruaja qė i qendis brezin, tė gjitha tė paraqitura me njė ndjenjė lirizmi tė hollė, ja ē’ėshtė poezia e kėtij poeti romantik, qė u rrit nė klimėn politike tė lėvizjes nacionale tė shqiptarėve dhe nė klimėn letrare tė romantizmit kalabrez.
Naim Frashėri shkroi njė poemė bukolike (“Bagėti e bujqėsia”, 1886) njė pėrmbledhje lirikash filosofike, atdhetare e dashurore (“Lulet e verės” 1890), njė poemė epike pėr Skėnderbenė (“Histori e Skėnderbeut” 1898) njė poemė epike religjoze (“Qerbelaja” 1898) dy poema greqisht (“O eros” e “O alithis pothos ton skipetaron) njė tufė lirikash persisht (“Tehajylat” - Ėndėrrime) dhe shumė vepra diturore shqip. Ai njihet si poeti mė i madh kombėtar i shqiptarėve.
Naim Frashėri themeloi lirikėn moderne nė poezinė shqipe. Nė frymėn e “Bukolikėve” e “Gjeorgjikėve” tė Virgjilit, ai nė poemėn “Bagėti e bujqėsia” u kėndoi punėve tė bujkut e tė bariut duke i thurur njė himn bukurive tė atdheut tė vet dhe duke shprehur nostalgjinė e poetit tė mėrguar dhe krenarinė e qėnies shqiptar. Nuk ėshtė ēudi qė, duke jetuar nė zemrėn e perandorisė sė osmanėve, nė Stamboll, tė pėrjetonte aq thellė fatin e atdheut tė tij. Malli pėr vendlindjen, pėr malet dhe fushat e Shqipėrisė, pėr varret e tė parėve, kujtimet e fėminisė, i japin forcė e vrull lirik frymėzimit tė tij.
Pėrjetimet subjektive tė individit tė ēliruar nga prangat e mentalitetit mesjetar oriental, nga njė anė, dhe nga ana tjetėr panteizmi filozofik i doktrinės sufite, i shkrirė me panteizmin poetik tė shkollės sė romantizmit evropian, u japin meditimeve lirike tė Frashėrit njė dimension human e filozofik universal. Poezitė mė tė bukura tė pėrmbledhjes “Lulet e verės”, janė lirikat filozofike pėr jetėn dhe vdekjen, pėr kohėn qė ikėn dhe s’kthehet mė, duke lėnė pas kujtime cfilitėse nė zemrėn e njeriut, pėr krijuesin tė shkrirė me universin.
Natyrė religjioze dhe anėtar i sektit bektashi, Frashėri ėshtė njė poet metafizik, qė shkriu nė meditimet e tij lirike, mistikėn helenistike, me mistikėn e lashtė orientale e islame. I ndodhur nė kryqėzimin e traditave poetike e filozofike lindore e perėndimore, N. Frashėri i tret ato nė njėra-tjetrėn, por pa shtypur natyrėn e tij shqiptare. Kultura dhe qytetėrimi perėndimor pėrcaktuan substratin iluminist tė veprės sė Frashėrit, qytetėrimi lindor substratin filozofiko-mistik, kurse bota shqiptare trungun e veprės sė tij. Por duhet veēuar nė veprėn e tij fryma frėnge. Fryma frėnge nė Greqi dhe nė Turqi ishte pėrfaqėsuese e kulturės evropiane. Ajo gjeti shtrat tė ngrohtė nė vendet ballkanike si Shqipėria, sepse u sillte popujve tė kėtij gadishulli idetė e kryengritjes frėnge dhe idenė e lirisė pėrgjithėsisht e tė nacionalizmit modern. Njohės i gjuhės frėnge, admirues i Volterit dhe i Rusoit, si mendimtar, dhe i Lamartinit si poet, Frashėri e shikonte tė ardhmen e kombit tė vet “tė lindėte andej nga perėndon”. Romantizmi i Naimit nė kėtė pikė nuk dallon prej romantizmit grek e turk, ato janė pjella e Francės.
Naim Frashėri ėshtė themeluesi i letėrsisė kombėtare tė shqiptarėve dhe i gjuhės letrare kombėtare. Ai e ngriti shqipen nė rendin e njė gjuhe moderne tė kulturės duke e mbrujtur atė nė modelin e ligjėrimit tė shqipes popullore.
Botėn subjektive tė heroit romantik me shpirt tė trazuar e sjell nė romantizmin shqiptar poezia e Z. Serembes. Nė poezinė e N. Mjedės dhe A. Z. Ēajupit, qė jetuan nė fundin e Rilindjes, shfaqen shenjat e dezintegrimit tė sistemit artistik tė romantizmit nė letėrsinė shqipe.
A.Z Ēajupi (1866-1930), ėshtė njė poet rustik, i tipit tė kėngėtarit popullor, i mbiquajtur Mistrali i Shqipėrisė; ai i solli letėrsisė shqipe komedinė e zakoneve dhe tragjedinė me temė historike. I shkolluar nė njė kolegj francez tė Aleksandrisė dhe nė Universitetin e Gjenevės, njohės i mirė i letėrsisė franceze, A. Z. Ēajupi solli ndėr tė parėt nė shqip fabulat e La Fontenit, duke hapur kėshtu udhėn e pėrkthimit e tė pėrshtatjes nė gjuhėn shqipe, tė veprave nga letėrsisa botėrore, qė ka qenė dhe vazhdon tė mbetet njė nga udhėt e mėdha tė komunikimit tė shqiptarėve me kulturėn botėrore.
Me krijimin e shtetit shqiptar (1912) shkolla romantike e lindur nė truallin e lėvizjes kombėtare, e humbi bazėn e vet historike; ideja kombėtare i lė udhėn idesė njerėzore dhe nė zhvillimin e letėrsisė shqiptare shfaqen prirje e stile tė reja.
Drejtimi kryesor qė mori letėrsia shqipe nė mes dy luftrave botėrore ishte realizimi, por nuk munguan as shfaqje tė njė sentimentalizmi tė vonuar (F. Postoli), as recidive tė romantizmit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.google.com
h a n i s
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 87
Join date : 02/05/2008
Age : 24
Location : Milan

MesazhTitulli: Re: Letersia Shqiptare   Fri May 02, 2008 11:55 am

Gjergj Fishta (1871-1940), shkroi njė poemė tė pėrmasave tė eposit kombėtar (“Lahuta e malėsisė”) ku paraqet me frymė romantizante e me njė patos tė ngritur patriotik, luftrat e malėsorėve tė Veriutkundėr dyndjeve sllave.
Me kėtė vepėr ai mbetet poeti mė i madh epik i shqiptarėve. Prift i urdhėrit franēeskan, erudit dhe anėtar i Akademisė italiane, Gjergj Fishta ėshtė njė personalitet poliedrik i kulturės shqiptare: poet epik dhe lirik, publicist dhe satirist i hollė, dramaturg e pėrkthyes, veprimtar aktiv i jetės kulturore dhe politike shqiptare midis dy luftrave.
Vepra e tij madhore "Lahuta e malėsisė” me rreth 17.000 vargje, e shkruar nė frymėn e eposit legjendar e historik tė shqiptarėve, ėshtė njė pasqyrė e jetės shqiptare dhe e mendėsisė shqiptare, njė mozaik poetik ngjarjesh historike e legjendare, personazhesh historike dhe jo historike, traditash e zakonesh tė malėsisė, zanash e shtojzavallesh tė malėsisė, njė afresk i gjallė i historisė sė njė polemi tė lashtė qė pikėson nė qendėr tipin e shqiptarit tė gdhendur nė kalvarin e jetės sė tij nė rrymė tė shekujve tė egėr pėr tė. Poemėn e Fishtės e shquan njė pasuri e madhe gjuhėsore, nė tė ėshtė mbledhur tėrė visari i shqipes popullore tė malėsise, frazologjia e gjallė e pashtershme dhe larmia e ndėrtimeve tė ēlirėta sintaksore, qė i japin gjallėri e forcė ligjėrimit poetik.
Pėrmbledhjet poetike “Mrizi i Zanave” me vjersha atdhetare dhe “Vallja e Parrizit” me vjersha me frymė fetare, e paraqesin Fishtėn njė poet tė hollė lirik, kurse veprat “Anzat e Parnasit” dhe “Gomari i Babatasit” e paraqesin Fishtėn njė shkrimtar satirik tė papėrsėritshėm. Nė fushė tė dramaturgjisė mund tė pėrmenden prej tij tragjeditė me subjekt nga mitologjia biblike dhe antike “Juda Makabe” dhe “Ifigjenia n’ Aulli”.
Nė letėrsinė shqiptare midis dy luftrave nuk munguan as shfaqjet e sentimentalizmit (F. Postoli, M. Grameno) dhe tė njė klasicizmi tė vonuar, sidomos nė dramaturgji (E. Haxhiademi). Shfaqjet e rrymave moderne, tė impresionizmit, simbolizmit e pamasizmit, ishin dukuri tė veēuara nė veprėn e disa shkrimtarėve (Migjeni, Poradeci, Asdreni), pa arritur tė formojnė shkollė. Ndryshime tė thella ndodhen nė sistemin e zhanreve; krahas poezisė u lėvrua proza (Migjeni, F. S. Noli, F. Konica, E. Koli*** M. Kuteli etj.) dhe drama e satira (Gj. Fishta, K. Floqi).
Pėrfaqėsuesi mė tipik i realizmit ishte Millosh Gjergj Nikolla, Migjeni (1913-1938). Poezia (“Vargjet e lira” 1936) dhe proza e tij pėrshkohen nga njė realizėm i ashpėr social pėr mjerimin dhe pozitėn tragjike tė individit nė shoqėrinė e kohės. Personazhet e veprės sė tij janė njerėzit e basifondeve tė shoqėrisė shqiptare.
Disa novela tė Migjenit janė romane nė miniaturė; subjektet e tyre paraqesin konfliktin e individit me institucionet dhe moralin patriarkal e konservator. Natyra e rebeluar e talentit tė Migjenit theu tradicionalizmin e poezisė dhe tė prozės shqipe duke sjellė njė stil e forma tė reja nė poetikė, e narracion. Ai ėshtė nga reformatorėt mė tė mėdhenj tė letrave shqipe, shkrimtari i parė i nadh modern shqiptar.
Natyrė tjetėr, talenti poetik L. Poradeci (1899-1987), njė poet lirik brilant, krijoi njė poezi tė butė e tė ngrohtė, por me mendim tė thellė e muzikalitet magjepsės (“Vallja e yjeve”, 1933, “Ylli i zemrės” 1937.


Tronditės verbi poetik i F. S. Nolit (1882-1965), nė librin “Album” (1947) dhe elegante proza e tij historike (“Histori e Skėnderbeut” 1921). Poet, historian, dramaturg, estet dhe muzikolog, publicist, pėrkthyes, mjeshtėr i shqipes, pėrpos burrė shteti e diplomat, ai ėshtė gjeniu i kulturės shqiptare tė shek. XX.
F. S. Noli lindi nė njė ngulim shqiptar tė Thrakės Lindore (Ibik Tepe), ku mori arsimin fillor; arsimin e mesėm e mori nė gjimnazin grek tė Adrianopojės, kurse studimet e larta i kreu nė Universitetin Harvard tė Bostonit (SHBA).
Nė moshė fare tė re u lidh me lėvizjen patriotike pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga pushtimi osman dhe u bė njė nga aktivistėt mė tė shquar politikė e kulturorė tė Rilindjes Shqiptare. Mė 1908 u dorėzua prift duke inicuar idenė e krijimit tė njė kishe ortodokse aautoqefale shqiptare tė cilėn e themeloi mė 1922.
Pas shpalljes sė pavarėsisė kombėtare (1912) u bė frymėzues dhe udhėheqės i lėvizjes demokratike nė Shqipėri. Mė 1924, pas fitores sė njė revolucioni antifeudal, u zgjodh kryeministėr i qeverisė jetėshkurtėr tė dalė prej kėtij revolucioni. Restaurimi i reaksionit ēifligar nė dhjetor 1924 e detyroi tė marrė udhėn e pakthim tė mėrgimit, tė cilin e pėrjetoi si njė ekzil biblik. Ditėt e fundit tė jetės i mbylli nė SHBA, ku u vendos pėrfundimisht mė 1932, pas ecejakjeve nėpėr Evropė si emigrant politik.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.google.com
h a n i s
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 87
Join date : 02/05/2008
Age : 24
Location : Milan

MesazhTitulli: Re: Letersia Shqiptare   Fri May 02, 2008 11:55 am

Pėrvoja e revolucionit tė mundur tė 1924-ės i frymėzoi atij njė cikėl poezish me motive biblike, tė pėrfshira nė librin “Album”. Mė 1907 pat botuar dramėn po me subjekt biblik “Izraelitė dhe filistinė”, duke dashur tė aktualizojė legjendėn biblike nė pėrqasje me pėrvojat e tij si udhėheqės shpirtėror i lėvizjes pėr ēlirim kombėtar e shoqėror tė shqiptarėve. Mė 1947 botoi anglisht studimin “Bethoven and the French revolution”. Pėrktheu nė shqip shumė libra liturgjikė dhe vepra tė shkrimtarėve botėrorė O. Khajan, U. Shekspir, H. Ibsen, M. Servantes e tė tjerė.
Me poezinė, me prozėn publicistike, shkencore e kishtare, si dhe me pėrkthimet mjeshtėrore, F. S. Noli ka luajtur njė rol themelor nė zhvillimin e shqipes moderne.
Lėvrues tė shquar tė prozės sė shkurtėr ishin E. Koliqi (1903-1975), M. Kuteli (1907-1967) dhe F. Konica (1875-1942). I pari krijoi njė prozė subtile, plot kolorit tė qytetit tė vet, Shkodrės (“Tregtar flamujsh”, 1935), i dyti ėshtė njė magjistar i shqipes, shkrimtari qė kultivoi stilin popullor tė rrėfimit nė njė prozė magjepsėse (“Netė shqiptare” 1938; “Ago Jakupi” 1943; “Kapllan aga i Shaban Shpatės” 1944).
F. Konica ėshtė mjeshtri qė i dha fytyrė moderne prozės shqipe, intelektuali qė solli mentalitetin e mirėfilltė perėndimor nė kulturėn shqiptare.
Lindi nė Konicė, qytet i vogėl shqiptar, qė me vendimet e Konferencės sė Londrės mė 1913, tė cilat e rudhėn shtetin shqiptar nė kufijtė e sotėm, mbeti ne Greqi. Vinte nga njė derė e njohur, prej sė cilės trashėgoi titullin bej, vetėdijen e njė pėrkatėsie elitare, qė e manifestoi fort nė jetė dhe nė krijimtarinė e tij, por jo dhe mentalitetin anadollak lindor prej tė cilit u nda me nje buzeqeshje hokatare, qė u kthye nė njė sarkazėm therėse nė veprėn e tij. Ndoqi njė vit shkollėn jezuite tė Shkodrės, pastaj Liceun Perandorak tė Stambollit, kreu me 1895 studimet pėr letersi e filozofi nė Universitetin e Dizhonit (Francė), shkollimin e mbylli me kryerjen e studimeve ne Universitetin e Harvardit, ndersa me 1912 mori, nė kėtė universitet, titullin e magjistrit nė letėrsi dhe arte. Master of Arts Erudit, njohės i gjithė gjuhėve tė mėdha tė Evropes dhe i disa gjuhėve lindore, mik i G.Apolinerit, F.Konica u quajt prej tė huajve “njė enciklopedi qė ecėn” dhe u bė pėr kulturėn shqiptare modeli i intelektualit perėndimor. Iu kushtua qė nė rini lėvizjes kombėtare, por, nė kundėrshtim me frymėn mitike idealizuese e romantizante tė Rilindjes, solli nė tė frymėn kritike dhe pėrjetoi dhomėn e pėrjetshme tė idealistit qė vuan pėr mendimet e tij.
Themeloi revistėn “Albania” (Bruksel 1897-1900, Londėr 1902-1909), qė u bė organi mė i rėndėsishėm i shtypit shqiptar tė Rilindjes. Publicist, eseist, poet, prozator, pėrkthyes dhe kritik letrar, ėshtė veē tė tjerave autor i studimit “L’Albanie et les turcs” (Paris 1895), “Memoire sur le mouvement national albanais (Bruksel, 1899), i novelave “Njė ambasadė e Zulluve nė Paris” (1922) dhe “Doktor Gjilpėra” (1924), si dhe i veprės historiko-kulturore “Albania. The rock Garden of Southeastern Europe”, qė u botua pas vdekjes sė Massachussets me 1957. Dy novelat e Konicės i bashkon shpirti satirik dhe shprehja alegorike e konfliktit midis dijes dhe injorancės e konflikti midis mentalitetit tė prapamebtur oriental dhe mentalitetit modern perėndimor. Publicistika dhe proza e tij janė model i njė shqipeje letrare tė pėrpunuar dhe i njė stili elegant.
Vitet e fundit tė jetės (1926-1939), i kaloi si ambasador i Mbretėsise Shqiptare nė Washington, ku dhe vdiq mė 1942. Eshtrat e tij u sollėn nė Shqipėri nė vitet e fundit.
Nė letėrsinė e shqiptarėve tė Italisė, nė periudhėn midis dy luftrave, vazhdoi tradita e shkollės romantike tė shek. XIX, Z. Skiroi (1865-1927) me veprėn e tij (“Kthimi” 1913, “Te dheu i huaj”, 1940) desh tė rikuperonte kujtesėn historike tė shqiptarėve tė mėrguar qysh nga shekulli XV, pas vdekjes sė Skėnderbeut.
Gjatė Luftės Antifashiste tė popullit shqiptar (1939-1944), u zhvillua njė letėrsi e rezistencės, e cila lindi nė ilegalitet pėrmes shtypit klandestin tė Partisė Komuniste Shqiptare. Krijimet e kėsaj letėrsie ishin kryesisht shkrime publicistike, skica letrare dhe tekste kėngėsh partizane. Autorėt e saj qenė luftėtarė antifashistė tė brezit mė tė ri (Sh.Musaraj, A.Caci, F.Gjata, K.Jakova, Q.Buxheli).
Pas Luftės II Botėrore, letėrsia shqiptare njohu njė zhvillim masiv. Tipari kryesor i letėrsise dhe i arteve tė kėsaj periudhe, ishte zhvillimi i tyre i orientuar ideologjik dhe levrimi i tė gjitha zhanreve, sidomos i romanit, i cili, nga nje zhanėr pa traditė, doli ne krye tė procesit letrar.
Tipi mė i levruar i romanit u bė romani realist social, me permbajtje etologjike dhe historike, me subjekt linear (J.Xoxa, S.Spasse), por nuk mungon as romani me kompozicion tė thyer, me poetikė tė hapur dhe me njė nėnshtresė filozofike, qė buron nga asosacioni i ideve dhe analogjitė historike (I.Kadare, P.Marko) dhe as romani satirik (D.Agolli, Q.Buxheli).
Tregimin dhe novelėn, e lėvruan Dh.Shuteri*** N.Prifti, Z.Cela, T.Laco, Dh.Xhuvani, N.Lera e tė tjerė, kurse poezinė, I.Kadare, D.Agolli, F.Arapi, Xh.Spahiu, M.Ahmeti e tė tjerė.
Mė pak, u zhvillua drama (K.Jakova “Toka jonė”, 1955) dhe komedia (S.Ēomora “Karnavalet e Korēės” 1961).
Letėrsia e kėsaj periudhe nė Shqipėri u zhvillua brenda kornizave tė realizmit socialist, i vetmi drejtim i lejuar nga politika zyrtare. Por talente te fuqishme, pėrtej kėtyre kornizave, krijuan vepra me njė frymė opozitare tė nėnkuptuar dhe me njė domethėnie universale.


I. Kadare (1936), me poezinė (“Pėrse mendohen kėto male” 1964, “Motive me diell” 1968, “Koha” 1976) dhe sidomos me prozėn e tij (“Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” 1963; “Kėshtjella” 1970; “Kronikė nė gur” 1971, “Dimri i madh “ 1977, “Ura me tri harqe” 1978, “Piramida” 1992; “Spiritus” 1996 etj.), sfidoi kufizimet e kohės dhe pėrtėriti letėrsinė shqiptare me forma dhe motive qė e integrojnė atė nė rrjedhat moderne tė letėrsisė botėrore.
Vepra e Kadaresė paraqet njė enciklopedi artistike tė jetės shqiptare, njė afreskė tė gjerė tė ngjarjeve historike dhe bashkėkohore, tė pėrjetuara me njė qėndrim filozofik tė shprehur herė hapur e herė pėrmes gjuhės sė Ezopit.
Filozofia, mentalitetet, dramat dhe traditat historike e kulturore tė shqiptarėve, tė kaluara nė filtrin e mendimit artistik tė shkrimtarit, janė paraqitur nė veprėn e tij si shprehje e identitetit kombėtar, e vitalitetit tė kulturės shpirtėrore tė popullit tė vet dhe si faktor i qėndresės e i mbijetesės sė tij historike.
Kadareja krijon njė prozė moderne duke shfrytėzuar gjerėsisht analogjitė historike, parabolat dhe asosacionet, legjendat dhe mitologjinė kombėtare. Vepra e tij ka njė poetikė tė hapur qė vjen nga pėrzierja e kohėve, e rrafsheve tė ligjėrimit artistik, e reales me irealen, nga natyra e thyer mozaikale e kompozicionit.Vepra e Kadaresė i sjell letėrsisė evropiane njė aromė karakteristike mesdhetare, ballkanike dhe pasuron atė me koloritin e njė areali tipik pėr veēanėsinė e tij etno-kulturore.
Duke u nisur nga bota epike e legjendave dhe baladave mesjetare, proza e Kadaresė kapėrcen distancėn kohore dhe sjell nė rezonancė mentalitetin dhe ndėrgjegjen artistike e mesjetare, me mentalitetin dhe ndėrgjegjen artistike tė kohės sonė. Nga pėrpunimi i thellė krijues i fondit tė traditave tė lashta popullore, mesazhi i prozės dhe i poezisė sė Kadaresė fiton njėherėsh njė thellėsi historike dhe njė notė humane universale.
Krijues me njė vetėdije tė fortė kritike, Kadareja jo vetėm ka poetizuar vlerat shpirtėrore tė kombit tė vet, por dhe ka fshikulluar traditat anakronike, mentalitetet retrograde, psikologjinė provinciale dhe konvencionet e jetės sė shoqėrisė shqiptare.
Me frymėn e disidencės, nė kushtet e diktaturės kur u krijua vepra e Kadaresė, ka ndihmuar t’i gėrryhen themelet regjimit totalitar nė Shqipėri. Ekzili i tij politik nė Francė nė vitin 1990, kur nė Shqipėri sapo kishin filluar proceset demokratike, u dha shtysė kėtyre proēeseve.
Pėr kėto vlera, vepra e Kadaresė gėzon njė popullaritet tė gjerė dhe ėshtė pėrkthyer nė tė gjitha gjuhėt e mėdha tė botės (anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht, italisht, arabisht etj.). Kadareja ėshtė vlerėsuar nga kritika e huaj, si njė prej shkrimtarėve mė tė shquar bashkėkohorė tė letėrsisė botėrore dhe ka fituar disa ēmime ndėrkombėtare. Kadareja ėshtė sot pėrfaqėsuesi mė eminent nė botė i kulturės shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.google.com
h a n i s
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 87
Join date : 02/05/2008
Age : 24
Location : Milan

MesazhTitulli: Re: Letersia Shqiptare   Fri May 02, 2008 11:56 am

Poet i hollė lirik dhe shkrimtar satirik D. Agolli (1931), ka sjellė nė poezinė shqipe freskinė e njė frymėzimi spontan meditativ dhe nė roman humorin e lehtė popullor qė shkon deri nė grotesk. (“Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo” 1973; “Arka e djallit” 1997). Ai ėshtė mjeshtėr i tregimit psikologjik, filozofik (“Zhurma e erėrave tė dikurshme” 1964, “Njerėz tė krisur” 1995).
Nga pėrmbledhjet mė tė rėndėsishme poetike tė Agollit, duhen pėrmendur, “Shtigje malesh dhe trotuare” 1965, “Fjala gdhend gurin” 1977, “Udhėtoj i menduar” 1985 dhe “Lypėsi i kohės” 1995.
Agolli ka lindur nė njė katund tė Shqipėrisė juglindore dhe mori pjesė fare i ri nė rezistencėn antifashiste. Lidhja e ngushtė me jetėn popullore dhe me idealet antifashiste, pėrcaktuan pėrmbajtjen e veprės sė tij. Tipar i romaneve tė Agollit pėr rezistencėn ėshtė aktualizimi i vlerave tė saj morale, pėrmes sinkronizimit artistik tė ngjarjeve tė luftės me kohėn e sotme. Vepra e Agollit ėshtė bėrė shumė popullore, ėshtė pėrkthyer nė disa gjuhė tė tjera dhe ėshtė vlerėsuar nga kritika e huaj.
Nė trojet shqiptare nė Kosovė dhe nė Maqedoninė Perėndimore, letėrsia nė gjuhėn shqipe, e pėrfaqėsuar nga shumė emra (E. Mekuli, A. Pashku, A. Podrimja, R. Kelmendi, R. Qosja, D. Mehmeti, M. Isaku etj.), ndonėse e zhvilluar nė njė kontekst tjetėr politik e kulturor, edhe pas luftės, ruajti lidhjet me kulturėn mėmė dhe solli nė art ravgimet dhe dramat kombėtare e humane tė njeriut tė atyre trevave. Nė diasporėn shqiptare nė Europė, pas Luftės, nuk pati ndonjė lėvizje tė mirėfilltė letrare. I vetmi shkrimtar me rėndėsi qė krijoi nė atė diasporė ėshtė M. Camaj (1925-1992), qė rreh tė zbulojė nė poezinė dhe prozėn e tij rrėnjėt e identitetit tė shqiptarit tė mėrguar.
Rezultati mė i rėndėsishėm nė kulturėn shqiptare tė pasluftės nė fushė tė gjuhės ėshtė unifikimi i shqipes standarte, tė pėrpunuar nė nivelin e njė gjuhe moderne.
Nė fazėn e sotme tė tranzicionit tė shoqėrisė postkomuniste, letėrsia shqiptare pėrjeton avantazhet e hapjes ndaj botės, por edhe problemet qė i krijohen nė kėto kushte kulturės sė ēdo kombi, pėr tė ruajtur identitetin e vet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.google.com
BeraTy
Super moderator
Super moderator
avatar

Numri i postimeve : 215
Join date : 02/05/2008
Age : 23
Location : Man utd

MesazhTitulli: Re: Letersia Shqiptare   Sun May 04, 2008 1:25 am

Interesont Very Happy
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.shkoshiko.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Letersia Shqiptare   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Letersia Shqiptare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
hacking-ks :: Argėtim ne hacking-ks.. :: Kultura Shqiptare-
Kėrce tek: