hacking-ks
 
ForumForum  PortalliPortalli  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  Lista AnėtarėveLista Anėtarėve  Grupet e AnėtarėveGrupet e Anėtarėve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Naim Frashėri

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Kosova123
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 52
Join date : 13/07/2009
Age : 26
Location : Prishtina

MesazhTitulli: Naim Frashėri   Sun Dec 27, 2009 3:35 pm

Figura qendrore e letersise shqiptare te Rilindjes, ai qe u be shprehes i aspiratave te popullit per liri e perparim, si poet i madh i kombit, eshte Naim Frasheri, bilbili i gjuhes shqipe. Naimi lindi me 25 maj 1846 ne Frasher, qe ishte edhe nje qender bejtexhinjsh. Mesimet e para i mori tek hoxha i fshatit ne arabisht e turqisht. Qe i vogel nisi te vjersheronte. Studimet e mesme i kreu ne Janine, ne gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua se tepermi, njohu letersine, kulturen dhe filozofine klasike greke e romake, ra ne kontakt me idete e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke pervetesuar disa gjuhe, si: greqishten e vjter e te rene, latinishten, frengjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetem qe mori bazat e botekuptimit te vet, por njohu edhe poezine e Evropes e te Lindjes. Te gjitha keto tradita poetike ndikuan ne formimin e tij si poet. Me 1870, pas mbarimit te shkolles, shkoi per te punuar ne Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye ne Shqiperi ne klime me te shendetshme.
Gjate viteve 1872-1877 Naimi punoi ne Berat e ne Sarande si nepunes. Kjo periudhe pati rendesi te veeante ne formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu me mire jeten e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhen e bukur e shpirtin poetik te njerezve te thjeshte, krijimtarine popullore, bukurine e natyres shqiptare.
Nderkohe vendi ishte perfshire ne ngjarjet e medha te levizjes elirimtare, qe do te sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare te Prizerenitme 1878, udheheqes i se ciles ishte Abdyli, vellai me i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesen e vet per krijimin e degeve te lidhjes ne Jugun e Shqiperise, perkrahu dhe perhapi programin e saj. Me 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte ne kulm, ai shkroi vjershen e gjate "Shqiperia", ne te cilen shpalli idete kryesore te Rilindjes. Me kete krijim Naimi niste rrugen e poetit kombetar. Me 1881 Naimi u vendos perfundimisht ne Stamboll, ku u be shpirti i Shoqerise se Shkronjave dhe i levizjes se atdhetareve shqiptare. Gjithe forcat dhe talentin ia kushtoi eeshtjes kombetare, punoi per ngritjen e shkolles shqipe dhe hartoi libra per te, shkroi vjersha, perktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar per zhvillimin e letersise sone, per botim edhe te shume veprave te autoreve te tjere. Levizja kombetare, idealet e elirimit te Shqiperise, te perparimit e te qyteterimit te saj, u bene faktori themelor qe ndikoi ne formimin e Naimit si poet e atdhetar.
Krijimtaria e gjere letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap nje periudhe te shkurter prej 13 vjetesh (1886-1899). Vetem ne vitin 1886 ai botoi veprat "Bageti e Bujqesia", "Vjersha per mesonjtoret e para", "Histori e pergjithshme" dhe poemen greqisht "Deshira e vertete e shqiptareve", "E kendimit eunavet kendonjetoreja". Me 1885 botoi permbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (enderrimet) me 1888 botoi "Diturite", me 1890 "Lulet e veres", me 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", me 1898 "Historia e Skenderbeut" dhe "Qerbelane" dhe me 1889 "Historia e Shqiperise". Semundja dhe lodhja e madhe ia keqesuan shendetin poetit, zemra e te cilit pushoi se rrahuri me 20 tetor 1900, ne moshen 54-vjeeare, i zhuritur nga malli per atdheun dhe me brengen qe s'e pa dot te lire.
Vdekja e poetit qe nje zi e vertete kombetare. Shqiptaret kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e shqiptarizmes, poetin e madh. Dhembjen dhe vleresimin per Naimin e shprehu bukur elegjia e eajupit, qe niste keshtu:

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqiperi,
mendjelarti, zemertrimi,
vjershetori si ai.

****************************

Naim Frasheri vuri themelet e letersise kombetare shqiptare. Vepra e tij shenoi lindjen e nje letersie te re me vlera te verteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqerise shqiptare te kohes dhe ndikoi fuqishem ne luften e saj per liri e progres.
Naimi krijoi traditen e letersise patriotike, qytetare, ai solli ne letersi boten shqiptare, aspiratat jetike te popullit.
Dashuria per Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombetare dhe besimi ne te ardhmen, ideja e madhe e elirimit, formojne thelbin romantik te vepres se tij. Naimi e afroi letersine me popullin, duke trajtuar tema te reja, te ndryshme nga ato te letersise se vjeter, temat e problemet e kohes.
Ne formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktore, por faktori kryesor ishte jeta e popullit te vet dhe levizja e tij per elirim kombetar.
Naimi njohu disa tradita poetike te huaja, prej te cilave mori elemente qe u treten mjaft natyrshem ne vepren e vet. Por krijimtarise se tij vulen e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita historike e artistike e populli te vet. Traditat poetike popullore, qe perben nje nga burimet e formimit te tij si poet, i dha shume me teper nga edo tradite tjeter. Lidhja me te u shpreh jo vetem ne gjuhen e poezise se Naimit dhe ne figuracionin e pasur, por, ne radhe te pare, ne permbatje dhe ne frymen e saj.
Naimi eshte bilbili i gjuhes shqipe, mjeshter i fjales. Vepra e tij vuri bazat e gjuhes letrare kombetare shqipe, e cila do te njihte me vone nje zhvillim te metejshem, per te arritur gjer ne shqipen e sotme letrare kombetare te njesuar e te zhvilluar. Tradita qe krijoi Naimi, eshte e gjalle dhe frymezuese edhe ne jeten e shoqerise sone te sotme. Naimi me teper se shkrimtar, eshte poeti me i madh i Rilindjes sone Kombetare, eshte atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kultures shqiptare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://www.forumikosovar1.albanianforum.net
 
Naim Frashėri
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
hacking-ks :: Argėtim ne hacking-ks.. :: Kultura Shqiptare-
Kėrce tek: